Futboll

Mbyllet faza në grupe/ Juve e Bajern fitojnë lehtë, rreziku Real për të mëdhatë

Grupet A, B, C dhe D kanë plotësuar spektrin e 16 skuadrave të kualifikuara për në fazën e 1/8-ve në Champions League. Surpriza më e madhe e mbrëmjes ka qenë Atalanta, që fitoi 0-3 në fushën e Shakhtar Donjetskut dhe siguroi kalimin historik në turin tjetër.

Juventusi ka fituar me lehtësi në fushën e Bajern Leverkusenit, me rezultatin 0-2, me gola të Ronaldos dhe Higuain. Me të njëjtin rezultat Atletiko Madrid mposhti Lokomotivën e Moskës në Spanjë, duke zënë kështu vendin e dytë. Bajern Mynih mposhti 3-1 Totenhemin në Mynih, por fitorja u zbeh disi nga dëmtimi i Koman. PSG-ja fitoi thellë, 5-0 ndaj Gallatasarajit, ndërsa Real Madrid mundi Bryzhin në Belgjikë, 1-3.

Është pikërisht Reali rreziku kryesor për skuadrat e mëdha në fazën tjetër të Championsit, pasi madrilenët i kanë mbyllur në vend të dytë ndeshjet në grup. Në fazën tjetër kanë kaluar 16 skuadra dhe ato janë: Barcelona, Liverpul, Bajern Mynih, Juventus, PSG, Mançester Siti, Napoli, Real Madrid, Borusia Dortmund, Çelsi, Atletiko Madird, Atalanta, Totenhem, Valencia, Lion dhe Lajpcigu. Anglia dhe Spanja përfaqësohen me nga 4 skuadra në turin tjetër të Championsit, ku do të shohim edhe mbrojtësin e Kombëtares, Berat Gjimshiti.

Nga Championsi shkojnë në Europa Laegua skuadra si Ajaks, Shakhtar Donjetsk, Inter, Benfika, Olimpiakos, Bryzh, Bajer Leverkusen dhe Salcburg.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë