Biznes

Mbyllet faza e parë e ‘Paqes Fiskale’, 62 aplikime dhe 19 marrëveshje të përfunduara

Nga Gazeta ‘Si’-Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve njoftoi se është mbyllur faza e parë e aplikimeve për programin “Paqja Fiskale”, e cila, sipas institucionit, përfundoi pa u konstatuar asnjë rast i pastrimit të parave.

Gjatë kësaj periudhe u regjistruan 62 aplikime, ndërsa u finalizuan 19 marrëveshje.

Sipas Tatimeve, programi u ofron bizneseve mundësinë të formalizojnë vullnetarisht detyrimet e tyre, duke përfituar nga përjashtimi nga kontrollet tatimore në terren dhe një normë tatimi preferenciale prej 5%.

Aplikimet për “Paqen Fiskale” do të rihapen në dy periudha të tjera: nga 1 deri më 15 prill 2027 dhe nga 1 deri më 15 prill 2028.

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve u bën thirrje subjekteve të përfitojnë nga kjo mundësi formalizimi, me synimin për të nxitur një treg më të drejtë dhe transparent, për të forcuar konkurrencën e ndershme, për të mbrojtur konsumatorët dhe për të afruar praktikat me standardet e Bashkimit Evropian.


Copyright © Gazeta “Si”


Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *

Më Shumë