Kosova

LDK shpall fitoren në Prishtinë, Vetëvendosje zhgënjen edhe në balotazh

Kur janë numëruar mbi 94 për qind e votave, kandidati i LDK-së në Prishtinë, Përparim Rama udhëheq përballë atij të Vetëvendosjes.

Rama kryeson me rreth 51 për qind, ndërkaq Arben Vitia i Vetëvendosjes ka marrë rreth 49 pwr qind për qind të votave. Kandidati i Vetëvendosjes mbetet optimist. Ai thotë se gara është e ngushtë dhe se duhet pritur numërimi i rezultatit deri në fund.

“Është një rezultat i ngushtë. Derisa të përfundon i gjithë numërimi nuk mund të japim asnjë sqarim”, tha Vitia. Ai ka vlerësuar procesin zgjedhor të jashtëzakonshëm dhe shembull për vendet e rajonit dhe më gjerë. “Kosova po jep shembull për organizim të zgjedhjeve”, tha ai.

Kandidati i Partisë Demokratike të Kosovës për kryetar të Prizrenit, Shaqir Totaj po prin në zgjedhje, sipas të dhënave të prezantuara në ueb-faqen e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve.

Pas numërimit të 50 për qind të votave, Totaj prin me 54,88 për qind të votave. Kundërkandidati i tij nga Lëvizja Vetëvendosje, njëherësh kryetari aktual i komunës, Mytaher Haskuka ka fituar 45 për qind të votave.

Ndërkaq, në Gjakovë po udhëheqë Ardian Gjini nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës. Pas numërimit të 47 për qind të votave, Gjini ka fituar 62,19 për qind të votave, ndërkaq kundërkandidatja e tij nga Lëvizja Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila 37,81 për qind të votave.

Në 21 komuna të Kosovës, të dielën u mbajt rundi i balotazhit. Dalja në zgjedhje ishte rreth 38 për qind.

Sipas rezultateve preliminare, me mbi 40 për qind të votave totale të numëruara, Lëvizja Vetëvendosje po udhëheq në Kamenicë, Podujevë, Shtime dhe Gjilan. Lidhja Demokratike e Kosovës po prin në Prishtinë, Istog, Fushë Kosovë dhe Viti.

Partia Demokratike e Kosovës kryeson në Prizren, Gllogoc, Dragash, Kaçanik dhe Vushtrri. Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po udhëheq në Gjakovë, Klinë, Rahovec dhe Junik. Ndërkaq Nisma Social Demokrate prin në Malishevë.

1.2 milionë qytetarë të Kosovës votuan në 21 komuna për të zgjedhur kryetarët e rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë