Kosova

Numërimi drejt fundit, PDK konfirmohet partia me më shumë komuna të fituara

Numërimi i votave ka kaluar mbi 90 për qind në zgjedhjet e Kosovës dhe panorama e rezultatit po bëhet gjithnjë e më e qartë, ku PDK del si partia me më shumë komuna të fituara, plot 9, ndjekur nga LDK me 7, AAK me 5 dhe VV me 4.

Sipas rezultateve paraprake, Lëvizja Vetëvendosje merr Kamenicën me kandidatin Kadri Rahimaj, në Podujevë me Shpejtim Bulliqin, në Shtimë me Qemajl Aliun dhe në Gjilan me Alban Hysenin.

Lidhja Demokratike e Kosovës merr Prishtinë me Përparim Ramën, Istogun me Ilir Feratin, Fushë-Kosovë me kandidat Burim Berishën, në Junik me Ruzhdi Shehun dhe në Viti me Sokol Halitin.

Partia Demokratike e Kosovës udhëheq në Prizren me kandidatin Shaqir Totaj, Gllogoc me Ramiz Lladrovcin, Dragash me Shaban Shabanin, në Kaçanik me Besim Ilazin dhe Vushtrri me Ferit Idrizin.

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës po udhëheq në Gjakovë me Ardian Gjinin, Klinë me Zenun Elezajn dhe Rahovec me Smajl Latifin.

Ndërkaq Nisma Social Demokrate prin në Malishevë me Ekrem Kastratin. Në komunën e Obiliqit po prin Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin. Në komunën e Mamushës po prin Abdulhadi Krasniq nga KDTP. Ndërkaq në komunën e Kllokotit po prin Vladan Bogdanoviq nga Lista Serbe.

Ndërsa në Komunën e Obiliqit po prin Xhafer Gashi nga Iniciativa Qytetare për Obiliqin. Raundi i parë i zgjedhjeve të rregullta lokale u mbajt më 17 tetor dhe qytetarët votuan për asambletë komunale dhe kryetarët e komunave. Në këtë rund, nga 38 komuna sa janë në Kosovë, 17 zgjodhën krerët e rinj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë