Muzike

Mbreti i Pop-it do të bëhej 60 vjeç: Michael përkujtohet në foto

Lindja e Michael Joseph Jackson –it ishte e pafat. Si i teti i dhjetë fëmijëve, të lindur në një familje të klasës punëtore në qytetin e çelikut, Gary, Indiana, gjasat se ai do të bënte emër, dukeshin të vakëta.

 1 dhjetor  1984, f Michael Jackson, në  Victory Tour, Stadiumi Dodger,  Los Anxhelos. (AP Photo/Lennox McLendon, )

Por gjashtëdhjetë vjet pas lindjes së tij dhe nëntë vjet pas vdekjes, karriera e muzikantit është ajo e një legjende të muzikës pop. E megjithatë pjesa tragjike dhe morale e kësaj jete të pabesueshme mund të lërë në hije talentin e gjallë muzikor, që e shtyu atë drejt famës.

Të ndaje njeriun nga miti , nuk ka qenë kurrë e lehtë. Më 1985 –ën, në majën e suksesit të Jackson-it, James Baldëin do të shkruante në revistën Playboy se “kakofonia e Michael Jackson-it është magjepsëse, sepse nuk ka të bëjë fare me Jackson-in”.

Ai vijonte: “Gjithë ajo zhurmë ishte rreth Amerikës, si një kujdestar i pandershëm i jetës së të zinjve dhe pasurisë; të zinjtë, veçanërisht meshkujt, në Amerikë; dhe faji përvëlues, por i fshehur i amerikanëve; dhe seksi dhe rolet seksuale dhe paniku seksual; paratë, suksesi dhe dëshpërimi.”

 Michael Jackson performs në  Super Bowl  31 janar  1993, Pasadena, Kaliforni. (Foto: Steve Granitz/WireImage)

Jackson ishte një figurë kontroverse, përgjatë të gjithë  karrierës. Akuzat për ngacmim seksual të fëmijëve dhe një gjyq që erdhi pas kuaj, përmblodhën çmendurinë e tabloideve furnizuar nga interneti, në mes të viteve 2000.

Aspekte të trashëgimisë së Jackson-it mund të duken veçanërisht të vështira,  për t’u luftuar. Pavarësisht se nuk u gjet kurrë fajtor për akuzat seksuale, ngriheshin vazhdimisht  padi kundër pronës së këngëtarit nga viktima të pretenduara të abuzimit, në vitet pas vdekjes së tij.

Por, megjithëse detaje të jetës personale kundërshtohen ende, trashëgimia e tij muzikore është ende e pranishme në renditjet muzikore. Kanye West, Beyonce apo Lady Gaga kanë folur mbi ndikimin e madh që Jackson ka pasur në karrierat e tyre.

Në atë që do të ishte ditëlindja e gjashtëdhjetë e këngëtarit, hedhim një vështrim mbi jetën shpesh të trazuar e të mbushur me ngjarje.

Këngëtari doli nga fëmijëria e ashpër për të udhëhequr një pararojë artistësh afro-amerikanë në qendër të vëmendjes, përpara se të eksperimentonte videot muzikore si formë arti dhe të thyente thuajse çdo rekord të imagjinueshëm shitjesh muzikore.

https://www.youtube.com/watch?v=QNJL6nfu__Q
Michael Jackson, "They Don't Care about Us", Brazil. 

Është e vështirë të imagjinohet një tjetër muzikant me kaq ndikim si ai...


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë