Muzike

Mbrëmja e nxehtë e çmimeve, Dua Lipa: I’m your best pop Bitch!

Në një mbrëmje të mbizotëruar nga artistet femra, Dua Lipa ka rrëmbyer trofeun e “Best Pop” në ceremoninë e ndarjes së çmimeve muzikore të MTV Europe, që u mbajt të  dielën e 3 nëntorit në Bilbao të Spanjës “Faleminderit fansave që më votuan”. I’m ur best pop bitch”, shkruante Dua Lipa në profilin e saj zyrtar në Facebook, pas përfundimit të ceremonisë.

https://www.youtube.com/watch?v=aq4VeWlysKA
Të gjithë fituesit e MTV EMA, 2018. 

Të tjera artiste që rrëmbyen çmime ishin Camilla Cabello, e kandiduar në gjashtë kategori, u largua me tre çmime, si artistja më e mirë, kënga më e mira dhe video më e mirë për “Havana” ft. Young Thug, Nicki Minaj dhe Janet Jackson, e cila u vlerësua me çmimin e ikonës botërore, ndërsa një tjetër artiste shqiptare, Bebe Rexha la gojëhapur publikun me performancën e saj të nxehtë, të këngës “I’m a mess”.

Këngëtarja Camilla Cabello, me tre çmime në MTV EMA, 2018. 

Spektakël dhuruan ylli spanjoll i flamengos Rosalia dhe prezantuesja Hailee Steinfeld. Cabello, megjithëse nuk performoi në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, fitoi tre  të tillë.E dyta pas Cabellos renditej Ariana Grande, me më shumë kandidime për mbrëmjen,  por që nuk çoi në shtëpi asnjë fitore nga pesë kategoritë e kandiduara. Lipa u kandidua në tre kategori, ndërsa artistja Cardi B, u shpall si artistja më e mirë e re.

Nicki Minajgjatë performancës në  MTV EMAs 2018, 4 nëntor 2018,  Bilbao, Spanjë  (Foto: Jeff Kravitz/FilmMagic)

Një prej atyre që shkëlqyen me spektakël ishte këngëtarja Nicki Minaj, e rrethuar nga fishekzjarrë, ndërsa zbriti nga një kafaz i mbuluar me vel të zi në pistën e kërcimit, ku iu bashkua balerinëve. Banda britanike e vajzave Little Mix, iu bashkua Minaj-it në skenë.

Foto: Stuart C Wilson/AP/REX/Shutterstock. Bebe Rexha performon në skenën e   MTV EMA 2018, Bilbao  Spanjë, 4 nëntor 2018.   

Bebe Rexha, e cila vitin e kaluar prezantoi ceremoninë, performoi këngën “I’m a mess”. Duke Duke dalë nga një vaskë e vendosur në mes të skenës, me një veshje të kuqe që mbërthente shikimin, e rrethuar nga balerinët në veshje priftërinjsh, këngëtarja shqiptare la gojëhapur turmat e  shikuesve.

Janet Jackson, në MTV EMA, 4 nëntor 2018. 

Ndërsa Janet Jackson këndoi një potpuri me tri këngë në një skenë të ngritur, shoqëruar nga tambure, mbajtës pishtarësh dhe shpërthime piroteknike me dhjetëra balerinë. “Ndiej të flas për zërat e grave që janë heshtur”, tha në një fjalim të ndjerë Jackson. “Jam një nga ato gra. Gra që u është mbyllur goja, si në kuptimin e parë ashtu edhe emocional. Gra që janë dhunuar, që janë trembur. Gra që kanë jetuar në frikë.  Jam me ju. Jeni motrat e mira” ,tha ndërsa shtoi se po fliste  për drejtësinë dhe “frymën që i kapërcen të gjithë kufijtë, njeh dinjitetin e të gjithë njerëzve dhe pohon bukurinë e të gjithë besimeve.” I pranishëm në këtë ceremoni ishte edhe një tjetër artist shqiptar, Ermal Meta, si i dërguar special i MTV Italia.

Dua Lipa, ndërsa mori çmimin "Best Pop" , në MTV EMA, 4 nëntor, 2018. 

Ceremonia kremtoi 25-vjetorin në qytetin verior të Spanjës. Çmimet mbahen çdo vit në një qytet të ndryshëm të Europës, me fitues të zgjedhur nga fansat përqark kontinentit. Ky çmim për këngëtaren Dua Lipa vjen fill pas publikimit të duetit të saj me tenorin e famshëm italian, Andrea Bocelli, “If Only”, që do të jetë pjesë e albumit më të ri të Bocelli-t, titulluar “Si”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë