Lajme

Mblidhet Kryesia e PS pas ndryshimeve në qeveri. Fokusi te zgjedhjet

Një ditë pas mbledhjes së Asamblesë Kombëtare, ku u bënë edhe ndryshimet më të fundit në qeveri, kryeministri Edi Rama thirri mëngjesin e sotëm Kryesinë e PS-së.
Mbledhja u mbajt në selinë e kësaj partie dhe zgjati përreth 60 minuta. Mësohet se temë e takimit ka qenë përgatitja për zgjedhjet vendore.
Krerët e qarqeve do të vazhdojnë ata që kanë qenë. Ndërsa, nga janari Kryesia do të mblidhet çdo javë për të diskutuar axhendën politike janar-qershor për zgjedhjet lokale të 30 qershorit.
Ditë e djeshme kryeministri Rama shkarkoi 8 ministra, të cilët u zëvendësuan me emra të rinj. Rama tha se largimi vjen si pasojë e adresimit të problemeve të qytetarëve dhe jo të dështimit.

LISTA:

Besa Shahini në vend të Lindita Nikollës

Anila Denaj në vend të Arben Ahmetaj

Genti Caka në vend të Ditmir Bushatit

Bledi Çuçi në vend të Niko Peleshit

Elva Margariti në vend të Mirela Kumbaros

Eduard Shalsi në vend të Sonila Qatos

Elisa Spiropali, Ministre për Marrëdhënie me Parlamentin

Belinda Balluku, Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë në vend të Damian Gjiknurit

Erion Braçe zv/kryeministër i ri në vend te Senida Mesit


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë