Mbi 300 persona janë akuzuar për pjesëmarrje në sulmin vdekjeprurës të 6 janarit, ku mbështetësit e presidentit të atëhershëm amerikan, Donald Trump, sulmuan Kongresin amerikan.
Zëvendësprokurori i Përgjithshëm, John Carlin u tha gazetarëve se të paktën 280 persona ndaj të cilëve është ngritur aktakuzë nga Departamenti i Drejtësisë, tashmë janë arrestuar.
"Hetimet lidhur me përgjegjësit po lëvizin shpejt, në një shkallë të paprecedentë”, tha ai.
“Përgjegjësit do të përballen me drejtësinë”, shtoi Carlin.
Të paktën pesë persona vdiqën, përfshirë edhe një zyrtar policor, kur protestuesit e dhunshëm sulmuan Kongresin, në përpjekje për të ndaluar certifikimin e fitores së Joe Bidenit ndaj Trumpit në zgjedhjet presidenciale të 3 nëntorit të vitit të kaluar.
Shumica e personave u arrestuan, pasi ata vetë kishin zbuluar në rrjetet sociale, duke treguar se kanë marrë pjesë në këtë ngjarje. Disa prej të arrestuarve janë akuzuar për kërcënim ndaj ligjvënësve amerikanë.
Një javë pas kësaj ngjarjeje, Dhoma e Përfaqësuesve ngriti akuza ndaj Trump për nxitje të trazirave, por më 13 shkurt, Senati e shpalli të pafajshëm për këtë akuzë.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.