Një vit pas fillimit të pandemisë së koronavirusit nga qyteti kinez i Wuhanit, rastet me Covid-19 në mbarë botën i kanë tejkaluar 100 milionë.
Botës iu deshën 11 muaj për të regjistruar 50 milion rastet e para të pandemisë, por në vetëm tre muaj rastet e të infektuarve do të dyfishoheshin në 100 milionë.
Pothuajse 1.3% e popullsisë së botës tani është infektuar nga koronavirusi i ri dhe më shumë se 2.1 milion njerëz kanë humbur jetën në luftën me virusin.
Një person është infektuar çdo 7.7 sekonda, mesatarisht, që nga fillimi i vitit, ndërkohë që rreth 668,250 raste janë raportuar çdo ditë gjatë së njëjtës periudhë, dhe niveli global i fatalitetit është rritur në 2.15%.
Vendet e prekura më shumë nga pandemia, Shtetet e Bashkuara, India, Brazili, Rusia dhe Mbretëria e Bashkuar përbëjnë më shumë se gjysmën e të gjitha rasteve të raportuara Covid-19 por përfaqësojnë 28% të popullsisë globale.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.