Lajme

Mbi 1.5 mln qytetarë të BE-së fluturuan drejt Kinës në 2018-ën

Përhapja e një lloji të koronavirusit të panjohur më parë në rajonin Hubei në Kinë ka bërë që të shtohet vigjilenca e shumë njerëzve që udhëtojnë mes Bashkimit Europian (BE) dhe Kinës.

Statistikat europiane të turizmit hedhin dritë mbi numrin e këtyre udhëtimeve ndër vite.
Në vitin 2018, qytetarë nga 28 shtete anëtare të BE-së kryen 1.75 milion udhëtime nga Bashkimi Europian në Kinë, duke e bërë Kinën destinacionin e 11-të më të njohur jashtë unionit. Udhëtimet në Kinë përfaqësuan afro 2% të numrit të përgjithshëm të udhëtimeve të bëra jashtë BE-së në vitin 2018.

Numri i udhëtimeve nga BE në Kinë ndryshon fuqishëm nga viti në vit. Në 2018-ën u rritën me më shumë se një e treta (+ 36%) krahasuar me një vit më parë; në vitin 2017 ra me një të pestën (-21%) dhe në vitin 2016 u rrit me dy-fishin(+ 50%).

Gjysma e udhëtimeve nga BE në Kinë janë për biznes

Rreth gjysma (48%) e udhëtimeve të kryera nga qytetarët e BE-së drejt Kinës në vitin 2018 janë bërë për qëllime profesionale. Pjesa tjetër u krye për arsye personale, kryesisht për pushime (35% të totalit) ose për vizitë tek miqtë dhe të afërmit (15%).

Udhëtimet e biznesit janë kryesisht të shkurtra, ndërsa vizitat tek miqtë dhe të afërmit zgjasin më shumë.

50% e udhëtimeve profesionale nga BE drejt Kinës në 2018 zgjatën 4-7 ditë. Udhëtimet për pushime ishin me gjatësi të ndryshme; 31% e tyre zgjatën 4-7 ditë, 31% tjetër 8-14 ditë dhe 34%, 15-28 ditë. Vizitat tek miqtë dhe të afërmit kanë tendencë të jenë më të gjata, me 45% që zgjasin 2-4 javë (15-28 ditë) dhe 23% që zgjasin 1-2 javë (8-15 ditë).

Numri më i lartë i udhëtimeve ishte në mars dhe prill

Gjatë vitit, numri i udhëtimeve nga BE në Kinë ndryshon fuqimisht. Në vitin 2018, pothuajse gjysma (47%) e këtyre udhëtimeve u zhvilluan në katër muaj nga shkurti deri në maj; marsi dhe prilli ishin muajt me numrin më të madh të udhëtimeve, në secilin muaj kanë udhëtura 14% e totalit për vitin.

BE është një destinacion i rëndësishëm dhe në rritje për turistët kinezë

BE është një destinacion i rëndësishëm për turistët kinezë, dhe vizitorët kinezë janë të rëndësishëm për sektorin e turizmit në shumë vende të unionit. Në vitin 2018, hotelet dhe akomodimet e tjera turistike në të gjithë BE-në regjistruan afro 22 milion netë të kaluara nga turistët nga Kina, 7% më i lartë se në vitin 2017. Kjo ishte gati pesë herë më shumë se dhjetë vjet më parë. Në 2018, destinacionet kryesore për turistët kinezë brenda BE ishin Italia (5.3 milion netë), Franca (4.0 milion netë), Gjermania (3.0 milion netë) dhe Spanja (2.5 milion netë).


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë