Gazeta Si – Policia e Shtetit ka njoftuar masat e marra për mbarëvajtjen e protestës ditën e martë (20 shkurt) të thirrur nga opozita dhe që pritet të zhvillohet në orën 17:30.
Në një njoftim për shtyp, thuhet se për protestën do të angazhohen 1.100 efektivë policie, duke nisur nga ato të rendit, FNSH, Shqiponjat dhe Garda e Republikës, ndërsa RENEA do të jetë në gatishmëri.
Gjithashtu, do të ketë dhe autobote uji, ndërsa njoftohet dhe për një kordon me efektivë policie para kryeministrisë dhe perimetrit rreth saj.
Dyert e Kryeministrisë do të jenë të blinduara me veshje metalike, ndërsa përgjatë gjithë bulevardit ‘Dëshmorët e Kombit’ janë instaluar kamera me rezolucion të lartë.
Dy orë para nisjes së protestës dhe deri në përfundim të saj, segmentet rrugore që do të bllokohen janë: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, sheshi “Nënë Tereza”, rruga “Ismail Qemali”, nga kryqëzimi i rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”, rruga “Papa Gjon Pali II”, bulevardi “Zhan D’Ark” dhe bulevardi “Bajram Curri”, nga kryqëzimi i Rrugës së Elbasanit me rrugën “Ibrahim Rugova”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.