Politike

Mbërrin në Tiranë Ambasadorja e re Amerikane, Yuri Kim

Ambasadorja e re e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim ka mbërritur sot në Tiranë, trembëdhjetë ditë pasi bëri betimin para Senatit Amerikan.

Pas Mariza Linos dhe Marcie Ries ajo është e treta diplomate femër që do të drejtojë Ambasadën Amerikane në Tiranë, por është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori.

Ambasada e SHBA në Tiranë nuk ka një drejtues, pas largimit të ambasadorit Donald Lu, ndërkohë që aktualisht ambasada amerikane në Shqipëri drejtohet nga zv/ ambasadorja, e ngarkura me punë Leyla Moses Ones. Senati amerikan konfirmoi Yuri Kim për ambasadore në Shqipëri në muajin dhjetor. Yuri Kim është anëtare në stafin e lartë të Shërbimit të Huaj dhe ka shërbyer në Departamentin e Shtetit si Drejtore e Zyrës së Çështjeve të Evropës Jugore.

 Gjatë seancës për miratimin e saj në Senat ajo ka deklaruar se do të ndihmojmë në forcimin e ligjit dhe në luftën kundër korrupsionit.

Kim ka deklaruar se do të mbështesë reformat në Shqipëri për ngritjen e SPAK dhe BKH.

E pyetur për ndikimet ruse dhe si do të punojë në Shqipëri, Kim deklaroi se në Shqipëri, ndikimi rus është pak ose aspak i ndjeshëm.
“Mendoj se mënyra për të ecur përpara bazohet në solidaritet, integrim dhe bashkëpunim. Duke qenë se Rusia nuk ka tërheqje të madhe në Shqipëri, ne do mbajmë vende të tilla më afër”, tha Yuri Kim.

Ammbasadorja e SHBA-ve theksoi si pikë të dytë zgjidhjen e krizës politike në Shqipëri. “Së dyti, do të vazhdoj të promovoj zhvillimin demokratik të Shqipërisë. Në terma të menjehërshëm, unë do të shtyj drejtuesit e Shqipërisë për të zgjidhur ngërçin aktual politik në një mënyrë që përforcon kërkesën e pranimit të Shqipërisë në BE”, u shpreh Kim. Së treti, tha Kim, do të punoj për të promovuar eksportet dhe investimet amerikane në Shqipëri në mënyrë që të sigurohen mundësi për qytetarët e SHBA-së dhe Shqipërisë, si dhe të krijohen vende pune në të dyja shtetet.

Yuri Kim gjatë seancës së dëgjesës në Senatin Amerikan. Gazeta Si 2020

Karriera

Yuri Kim është gruaja e parë koreano-amerikane që përfaqëson SHBA në postin e një ambasadori; ajo gjithashtu bëhet personi i parë nga territori amerikan i Guamit që shërben në një post të tillë.

Diplomatja ka shërbeur në poste në ndryshme në Departamentin Amerikan të Shtetit, duke përfshirë Drejtorinë e Zyrës së Çështjeve të Europës Jugore. Më interesante është se e përzgjedhura e Trump ka qene edhe anëtare delegacionit të SHBA-së në bisedimet gjashtë palëshe me Korenë e Veriut.

Zyrtarja e lartë e shërbimit të jashtëm amerikan, e cila ka punuar në poste kryesore dhe ka mbuluar rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe NATO-n. Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit, 2015-2017, si dhe ka drejtuar Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake.

Si Këshilltare Politike në Bagdad (2009-2010), ajo u angazhua me udhëheqësit irakianë në spektrin e plotë të çështjeve të brendshme, dypalëshe dhe rajonale. Ajo gjithashtu punoi me zyrtarët e lartë amerikanë të mbrojtjes për përgjegjësitë dhe buxhetin e forcave amerikane në Iraku. Para kësaj detyre, ajo ishte Asistente e Ndihmës Sekretarit Shtetëror për Çështjet e Azisë Lindore dhe një anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet që synonin denuklarizimin e Koresë së Veriut.

Në karrierën e saj si diplomate e Departamentit të Shtetit, Yuri Kim ka shërbyer për Shtetet e Bashkuara në vende si Koreja dhe Iraku por vështirë se në ndonjërin prej këtyre vendeve, roli dhe zëri i saj do të ketë pasur peshën që ka në Shqipëri një zë i Uashingtonit.

Ajo ka qenë gjithashtu Asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit dhe anëtare e delegacionit të Shteteve të Bashkuara në bisedimet gjashtëpalëshe për t’i dhënë fund programit bërthamor të Koresë së Veriut.

Ajo ka lindur në Kore dhe është rritur në ishullin Guam, një territor i SHBA në Oqeanin Paqësor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë