Futboll

Mbape zgjidhet më i miri i sezonit, francezi largon veten nga merkato

Gazeta Si - "Vitin e ardhshëm do të luaj me PSG-në. Kam edhe një vit kontratë dhe do ta respetkoj atë”. Me këto fjalë sulmuesi Kilian Mbape ka hequr veten nga merkatoja e verës. Të paktën përkohësisht.

Kilian Mbape. Gazeta Si, 29 maj 2023

Mbape është votuar së fundi si lojtari më i mirë i sezonit në Ligue 1. Gjatë ceremonisë ai ka dashur të qartësojë situatën, ka siguruar tifozët e PSG-së, pas dyshimeve që ata kanë për sezonin e ardhshëm, ndërkohë që kërkojnë largimin e emrave të mëdhenj, si Mesi, Nejmar dhe Verrati apo ndonjë tjetër.

Mesi mbetet ende i pavendosur për destinacionin e ri, kurse për Nejmarin ka një garë midis disa klubeve të Premier Ligës. Mbape mbetet dëshira e madhe e Real Madridit, edhe pse dështimi i firmës mes palëve vitin e kaluar e inatosi shumë presidentin Florentino Perez.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë