Histori

Mbani mend gra: Nëse nuk jeni shtatzëna, jeni parashtatzëna

.... dhe duhet të ndërtoni stilin e jetës rreth këtij fakti

Shtatzënia dhe lindja e fëmijëve –ku do të ishit pa to? Thelbësore për vijimësinë e specieve tona, fenomen i së përditshmes nuk bëhet më mrekullibërës. Është për të ardhur keq që ato u janë besuar enëve kaq të padenja. Thjesht shihni faktet: nëse lloji njerëzor përgjegjës për të sjellë jetë të reja nuk janë shumë të moshuara, ato janë shumë të reja. Nëse nuk janë shumë të stresuara,   janë shumë dembele. Nëse nuk hutohen nga të mësuarit prej librave, ato po e vonojnë mbarsjen. Nëse vetëm kjo punë kaq e rëndësishme do i ishte lënë dikujt më të përgjegjshëm ( le të themi, një burri).

Por ende jemi aty ku jemi, ndaj duhet të verifikojmë edhe njëherë se çfarë po bëjnë gabim shtatzënat, dhe potencialisht shtatzënat.Një titull gazetaresk në Metro thotë se “gratë britanike janë të papërgatitura për shtatzëninë sepse janë të pashëndetshme. Artikulli pretendon “shifra të mëdha grash të reja tymosin duhan, pinë shumë alkool, janë mbipeshë apo obeze dhe konsumojnë sasi të papërshtatshme frutash dhe perimesh”. Ndërsa gazeta “Telegraph” thotë se “gratë që shpresojnë të ngjizin duhet të përshtatin një dietë më të shëndetshme shumë vite më herët”.

Studimi i revistës shkencore "Lancet", në të cilin bazohen raportimet e lajmeve, çon në disa rekomandime të mira: mos pi shumë kafe apo alkool, ha më shumë fruta dhe perime; mos pini më duhan; kujdesuni për peshën!  Ajo çka është shqetësuese është mënyra sesi faktet, të ndara nga çdo analizë tjetër më e gjerë e statusit ekonomik, social dhe politik i grave janë vendosur në shërbimin e narrativës mediatike që i reduktojnë ato që mund të mbeten shtatzëna në inkubatorë në pritje. Edhe njëherë, vija mes shtatzënisë si fakt biologjik dhe shtatzënisë si rrëfenjë moraliteti, bëhet e mjegullt.

Dëshira për të kontrolluar dhe menaxhuar shtatzëninë është për t’u lëvduar kur merret në konsideratë në terma abstraktë. Sigurisht të gjithë duam që foshnjat të lindin shëndetshëm. Të krijosh kushtet e përsosura për rritjen e jetës njerëzore duket ide e shkëlqyer. Problemi vjen – këtu si edhe me debatet mbi abortin –kur duhet të konsiderojmë faktin se ngjitur me sistemin riprodhues femëror është një qenie e plotë njerëzore. Një qenie njerëzore me orekset e veta, dëshirat, kufizimet dhe zgjedhjet për të bërë. Një qenie njerëzore fokusi i së cilës mund të mos jetë ta bëjë veten kontenitor të vlefshëm për çdo jetë të re potenciale.

Pregnant women is doing exercise at gym; Shutterstock ID 301274738; PO: today.com

Ajo që duhet të na shqetësojë më së shumti rreth grave të reja se janë “të pashëndetshme” nuk është impakti potencial mbi fëmijën e pangjizur ende. Është impakti mbi gratë. Po, njerëz të gjallë, që marrin frymë do të duken gjithmonë me më shumë të meta dhe jo shumë të denjë për shqetësim sesa të palindurit, ata që ende nuk kanë mundësinë për të bërë zgjedhje të këqija. Edhe kështu, t’u thuash grave të ndryshojnë stilin e tyre të jetës për hir të të tjerëve që mund të mos ekzistojnë kurrë duket si regres, (megjithëse po pres ditën kur të nisim të vëzhgojmë edhe zakonet e fetuseve në mënyrë që të mbrojmë shëndetin e pasardhësve të tyre, gjithashtu. (Embrione që implantohen në anën e majtë të mitrës ‘shkatërrojnë jetët e nipërve të tyre të ardhshëm’ thonë shkencëtarët).  Pra, çfarë duhet bërë? Ja një sugjerim: ne ristrukturojmë të gjithë shoqërinë për të ndalur parashtatzënat që të jenë kaq të pashëndetshme.

Kemi ngritur kampe edukimi nga – nuk e di, le t’i quajmë teto – në mënyrë që gratë e reja, pjellore të përgatiten për atë që i pret.  Në këtë mënyrë, shoqëria si e tërë mund të jetë plotësisht në kontroll të mjeteve të riprodhimit. Nga ana tjetër, mund të vlerësojmë shëndetin e të gjithë anëtarëve të shoqërisë në të gjitha fazat e jetës së tyre. Mund të bëjmë një dietë të aksesueshme për të gjithë dhe të krijojë dallime të qarta mes këshillës së mirë dhe gjykimit moral. Si një ish grua shtatzënë dhe ish banore e mitrës, sugjeroj të fundit./The Indipendent


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë