Mendim

“Mbajtja e maskës në rrugë, masë pa efekt dhe hipokrite. Boll me amatorizma!”

Nga Erion Dasho* - Me ardhjen e stinës së vjeshtës, shumë vende europiane po përballohen me një rritje të re të numrit të rasteve me COVID. Por ç'po ndodh me vdekshmërinë?

Nga periudha 1 shtator dhe deri tani, Gjermania ka pasur një vdekshmëri 0.46% me gjithë se ka numëruar mbi 60,000 raste COVID. Për të njëjtën periudhë, Italia e ka pasur një vdekshmëri prej 0.81%.

Për paralelizëm, vdekshmëria në Shqipëri ka qenë 2.25%, ose gati pesëfishi i Gjermanisë dhe trefishi i Italisë.

Për më tepër, Gjermania dhe Italia janë dy vendet me popullsinë më të moshuar në Europë ku dihet se mosha është faktori kryesor i riskut në rastin e COVID!

Këto shifra duhen të shërbejnë si bazë për raportimet dhe analizat në Shqipëri dhe jo propaganda!

Ato bëjnë thirrje për veprim të menjëhershëm dhe strategjik!

Masat e paefektshme dhe hipokrite si ajo e mbajtjes së maskës në rrugë, kur maskat nuk mbahen në njësi tregtimi dhe transporti, duhet t'ia lënë vendin masave strategjike të drejtuara nga trinomi testo-gjurmo-trajto!

Shëndeti i shqiptarëve është në rrezik dhe ata po e humbin jetën me ritme disa fish më të larta se qytetarët e tjerë europianë!

Boll me amatorizma!!!

Ka ardhur koha për profesionalizëm!!!

*Mjek i shëndetit publik. Marrë nga profili i tij në FB


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë