Futboll

Mauro Ikardi rikthehet në shënjestrën e Milanit, kushton 20 milionë euro

Gazeta Si – Mauro Ikardi do të kthehet në Paris nga Gallatasarai dhe kushton 15-20 milionë euro. Problemi më i madh është rroga e argjentinasit, por me një sakrificë dhe dekretin e rritjes mund të realizohet kalimi i tij te Milani.

Sulmuesi nuk është më në radhën e parë, por në moshën 30-vjeçare është në kulmin e karrierës. Ai jep garanci për golat, e thonë numrat e lojtarit në Turqi: 22 gola dhe 7 asiste sezonin e fundit. Ikardi është rikthyer në shënjestrën e Milanit, që sapo ka humbur Turam dhe po kërkon një sulmues që të luajë në krah të Zhiru.

Huazimi i Ikardit në Turqi përfundon pas pak ditësh dhe me siguri ai do të kthehet në Paris, ku gjithsesi duan të lirohen sa më shpejt prej tij. PSG do të kënaqej me një ofertë mes 15 dhe 20 milionë eurove, që është e pranueshme, por jo paga prej 7 milion eurosh që është një pengesë jo e vogël.

Postimi i Uanda Nares qe ben te enderrojne tifozet e Milanit. Gazeta Si, 26 qershor 2023

Ndoshta dëshira e Mauros për t’u kthyer në Serinë A, në Milano, ku ai dhe Uanda kanë një shtëpi, mund të sjellë një reduktim të pagës. Në këtë rast mund të shfrytëzohet edhe dekreti i rritjes. Uanda e ka shprehur hapur dëshirën për t’u kthyer në Milano, me një postim në Instagram.

Megjithatë, janë edhe disa detaje që duhen pasur parasysh. Në Stamboll Ikardi është ndjerë mirë dhe ka një raport të mirë me Gallatasarain. Klubi turk dëshiron ta mbajë dhe po bën gjithë përpjekjet për të gjetur financat e nevojshme, kështu që Milani nuk e ka të lehtë.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë