Lajme

Maturantët rikthehen në shkolla, por 1500 prej tyre do vijojnë mësimin online

Sot maturantët janë rikthyer në shkollë dhe rreth 500 gjimnaze janë hapur nën masat e higjienës për të kryer 3 javë mësim dhe konsultime deri në provimet e qershorit.

Vetëm maturantët që ishin pajisur me masa mbrojtëse si maska dhe doreza u lejuan për t’u futur në mësim, ndërkohë në oborr të çdo shkolle qëndronin një personel për ti kontrolluar. Në hyrje të godinës se shkollës matej temperatura e nxënësve dhe ata shkonin në klasat e caktuara.

Por mësohet se 1500 maturantë nga 31 mijë, do të vijojnë të mësojnë online. Klasat do të kenë maksimumi 15 nxënës dhe nxënësit do të jenë të ulur vetëm në bankë. Mësimi për maturantët vijon nga sot deri në datën 5 qershor.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë