Ngjarje

Mattia, 38 vjeçari që përhapi koronavirusin në Itali

Të gjitha rastet që nga ora në orë po shtohen në Itali nga  koronavirusit në zonën e Lodit duket se kanë një të përbashkët, një person i cili ka ardhur nga Kina në 21 janar. Në datën 25 Janar ai  darkoi me kolegun e tij të punës Mattia, i cili mendohet se ka shpërndarë virusin si rezultat i jetës së tij mjaft aktive.

Mattia, një burrë 38 vjeçar i infektuar me koronavirus e tashmë në përkujdesje intesive nga stafi mjekësor, për 21 ditë ka vazhduar jeten e tij të mbushur me aktivitete e duke patur kontakte me njerëz të ndryshëm. Jeta e Mattias është e ndarë midis 3 qyteteve (Codogno, Castiglione D’Adda, Casalpusterlengo)  të cilët janë izoluar si rrjedhojë e përhapjes së rasteve me koronavirus në 24 orët e fundit. Ai jeton në Codogno ndërkohë shkon shpesh e dhe në Castiglione D’Adda, qytetin në te cilin ka lindur e takon familjen e miqtë e tij, si dhe punon në Casalpusterlengo. Mjekët e punonjësit e mjekësisë po ndërtojnë itineraret e aktivitetet e kryera nga ai.

Ndër aktivitetet më me shumë impakt në përhapjen e virusit janë ato sportivet, si në 2 shkurt ku ka marrë pjesë në një gjysëm maratonë me grupin e atletëve “Codogno 82” në Santa Margherita Ligure. “Ishim rreth 15 veta në atë garë” shpjegon Carlo Benuzzi presidenti i grupit.

Në 9 shkurt Mattia zhvillon një tjetër garë vrapimi jo-kompetitive në Sant'Angelo Lodigiano. Në 15 shkurt ai vazhdoi të kishte kontakt me më shume individë pasi zhvilloi një ndeshje futbolli në Madignano (Cremona) me ekipin e tij Picchio di Somaglia për një ligë jo profesioniste CSI. Sipas komunikatës së klubit të futbollit “gjithë njerëzit që kanë qënë në kontakt me Mattian do i nënshtrohen kontrrollit mjekësor”. Ka një shqetësim të madhe edhe në ambjentin e punës së tij në “Unilever” të Casalpusterlengo-s.  Në mensë ndodh që gjithë punonjësit e kompanisë të jenë afër me njëri-tjetrin. Mattia punon për departamentin e kërkimeve të Unilever, kompani e cila ka rreth 500 punonjës. Në datën 21 shkurt një ekip mjekësor erdhi në ambientet e kompanisë dhe kontrrolloi rreth 160 punonjës gjer në darkë e më pas u vendos që fabrika në të cilën punonte Mattia të mbyllej. Një tjetër pikë reference për mjekët ka qënë e shtëpia e prindërve të tij në Castiglione d'Adda, e cila ka qënë në izolim që prej ditës së djeshme, por prindërit e tij gjer dje kanë levizur lirshëm në qytet.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë