Shendet

Maskat duhet të zëvendësohen nëse janë të lagura, por njerëzit nuk e dinë këtë

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se njerëzit nuk duhet të mbajnë maska në fytyrë nëse i kanë të lagura, pasi zvogëlon efektivitetin e saj. Pas ngjarjeve të fundit, ku është këshilluar vazhdimisht mbajtja e maskës, Tim Spector, profesor i epidemiologjisë gjenetike në Kolegjin “King’s në Londër ka deklaruar se tani është më e dobishme se kurrë të jepen këshilla të qarta për publikun.
“Maska duhet të ndryshohet rregullisht dhe kjo është më tepër e rëndësishme kur moti është i lagësht” shpjegoi ai.
Maskat kirurgjikale, të cilat i mbajnë shumë njerëz, janë veçanërisht të ndjeshme ndaj motit të keq. Paul Hunter, një ekspert i sëmundjeve infektive dhe profesor në Mjekësi në universitetin e Anglisë Lindore, tha se në thelb ato janë të bëra nga letra. Në qendër të maskave është një material që është më i mirë në izolimin e viruseve, shpjegoi ai, por nëse kjo laget, dëmtohet ose zhvendoset, maska bëhet "e padobishme".

Është e rëndësishme të mbani mend frymën tuaj vetëm në maskë dhe kjo do të jetë e mjaftueshme për ta shpërbërë ngadalë.
“Një rregull i përgjithshëm është se ata duhet të zëvendësohen pas tre orësh,” tha Hunter.
Maska të tjera të tilla si maska N95, si dhe maskat prej cope janë gjithashtu më delikate në mot të lagësht. Udhëzimet qeveritare shprehen se një person duhet të ndryshojë maskën e tij "nëse është e lagësht ose nëse e keni prekur atë".
Udhëzimet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë për maskat e fytyrës gjithashtu i nxisin njerëzit të "zëvendësojnë maskat sa më shpejt që munden nëse ato lagen”. Sipas ekspertëve është më mirë të marrësh me vete disa maska rezervë për çdo rast.
Burimi:Huffpost. Përktheu: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë