Media Galeri

Maska me detyrim në qendër të Milanos, gjoba deri në 3 mijë euro shkelësve

Në qendër të Milanos, është aktivizuar detyrimi për të mbajtur maska ​​​​jashtë në ambientet publike. Urdhri i kryetarit të bashkisë, Giuseppe Sala, është i vlefshëm nga e shtuna 27 nëntor, deri të premten 31 dhjetor. Për ata që nuk respektojnë detyrimin, do të vendoset sanksion administrativ në masë nga 400 deri në 3 mijë euro.

Rrugët e përfshira në dispozitë janë sheshet qendrore Castello, largo Cairoli, via Dante, piazza Cordusio, via Orefici, via dhe piazza Mercanti, piazza del Duomo, Galleria, corso Vittorio Emanuele II dhe piazza San Babila.

Urdhra të ngjashëm janë nënshkruar edhe në qytete të tjera italiane, duke përfshirë Breshian, Bergamon, Aostan, Bolonjën dhe Firencen.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë