Lajme

Mashtronin me targat, pranga sekserit dhe specialistit në Tiranë

Policia e Tiranës ka arrestuar një sekser dhe një specialist të targave të makinave.

Në pranga kanë përfunduar specialisti i targave Arjan Elezi dhe sekseri Sefer Myftari.

Sipas policisë, dy të arrestuarit nxirrnin targa makinash me numra të njëjtë kundrejt një shume prej 400 mijë lekësh.

Arrestimet janë kryer me urdhër të Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunim me policinë, e cila vijon hetimet për identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari të paligjshme.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë