Njerez

Rihanna padit të atin, mashtroi me emrin e saj

Rihanna ka ngritur një padi ndaj babait të saj, ku akuzon këtë të fundit se ka përdorur emrin e këngëtares në mënyrë që të përfitonte. Ajo mendon si i ati, Ronald Fenty, po përdor emrin e saj për të reklamuar biznesin e tij ‘Fenty Entertainment’.

Këngëtarja e hitit Diamonds, emri i së cilës është Robyn Rihanna Fenty, ngriti një padi në gjykatën federale amerikane në Los Anxhelos të martën duke akuzuar Ronald Fenty dhe dy partnerët e tij të biznesit për mashtrim dhe reklama të rreme. Rihanna, e lindur në Barbados dhe që përdor markën “Fenty Beauty” për të shitur produkte kozmetike, të brendshme dhe atlete, i kërkoi gjykatës një urdhër ndalimi për babanë e saj, si dhe dëmshpërblim.

Në padi këngëtarja ka thënë se ndonëse nuk ka asnjë lidhje me Fenty Entertainment, emri i saj është përdorur disa herë nga i ati .

Pavarësisht se nuk ka autoritet të veprojë në emër të vajzës së tij, Ronald thuhet se e ka “rezervuar” Rihanna-n në një turne prej 15 milion dollarësh në Amerikën Latine dhe dy koncerte, në Qendrën “Staples” në Los Angeles dhe “T-Mobile Arena” në Las Vegas për 400,000 dollarë. Rihanna kërkon të rikuperojë dëmet nga babai i saj dhe një urdhër ndërhyrjeje për biznesin e tij, i krijuar në vitin 2017.

Kompania e të atit, Fenty Entertainment është një kompani që fokusohet në kultivimin e talenteve të reja dhe zhvillimin e platformave televizive dhe mediave për nxitjen e zhvillimit të markës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë