Lajme

Masat për koronavirusin, Basha takim me ekspertë të shëndetësisë

Pas afrimit të koronavirusit në Itali dhe frikës që ky virus mund të shpërthejë edhe në vendin tonë, kryedemokrati Lulzim Basha zhvilloi një takim me ekspertë të shëndetësisë në selinë e PD-së.

Mësohet se takimi kishte në fokus koordinimin e informacioneve dhe qëndrimeve në lidhje me përgatitjen e Shqipërisë dhe masat e marra për virusin vdekjeprurës.

Në takim marrin pjesë edhe ish-deputetë dhe ekspertë të PD-së, me profesion mjekë ose njohës të çështjeve të shëndetësisë, si Bardh Spahia, Tritan Shehu, Halim Kosova, Albana Vokshi, Orjola Pampuri, Gazment Koduzi, të cilët janë në kontakt të vazhdueshëm me mjekët infeksionistë dhe mjekë të tjerë që kanë shprehur edhe publikisht shqetësimin e mosmarrjes së masave të duhura nga qeveria.

Më herët, u mblodh Task Forca e Ministrisë së Shëndetësisë në Aeroportin “Nënë Tereza” në Rinas, nga ku ministrja Manastirliu u shpreh se janë përforcuar masat dhe se janë në gatishmëri gjatë gjithë kohës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë