Lajme

Masakra me 8 të vdekur, Basha: Ditë zie për Vlorën

Pas masakrës së 10 gushtit në fshatin Resulaj të Selenicës, ku 24-vjeçari vrau me kallashnikov 8 kushërinj të tij, ka ardhur reagimi nga kryetari i PD-së, Lulzim Basha.

Nëpërmjet një mesazhi në “Twitter”, Basha shprehet i tronditur dhe theksoi se sot është ditë zie për Vlorën dhe vendin, por edhe një ditë reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë.

“Vrasja mizore e 8 familjareve në Resulaj, përfshirë 2 fëmijë, ka tronditur të madh e të vogël. Mendimet dhe lutjet e mija janë për shpirtrat e të ndjerëve dhe dhimbjen e të afërmve. Sot është dite zie për Vlorën dhe vendin por dhe reflektimi për pasigurinë që shtohet çdo ditë”, shkruan Basha në “Twitter”.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë