Lajme

Masakra me 12 të vdekur në Los Anxheles, autori një ish-marins

Është 12 të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur bilanci i të shtënave të zjarrit të ndodhura në një lokal në Los Anxheles, në SHBA. Një njeri i armatosur, një ish-marins 29 vjeç, ka hyrë në pub-in “Borderline” në Thousand Oaks dhe ka hapur zjarr me një amë automatike. Sherifi i kontesë së Ventura-s, ka konfirmuar se mes viktimave është edhe agresori, i cili ka shkaktuar një masakër, duke qëlluar të paktën 30 plumba. Arsyet deri tani janë të paqarta sipas mediave amerikane.

Agresori që hapi zjarr ndaj një turme njerëzish në një lokal muzike në Kalifoni, duke lënë të vdekur 12 prej tyre, është identifikuar tashmë si David Long, 28-vjeçari ish-pjesëtare marine, sipas zyrës lokale të sherifëve.

“Kemi pasur disa herë probleme me Long përgjatë viteve, por kanë qenë ngjarje të vogla, një përplasje në trafik etj”, tha sherifi i kantonit Ventura, Geoff Dean, duke shtuar se kolegët e tij ishin thirrur në shtëpinë e tij për një grindje në prill të këtij viti.

Ai shtoi gjithashtu se agresori mund të ketë qenë duke vuajtur nga simptomat e PTSD-së, një sëmundje mendore e quajtur çrregullim post-traumatik stresi.

I dyshuari u gjet i vdekur në vendngjarje, në qytetin Thousand Oaks, në veriperëndim të Los Angelesit. “Besojmë se ai ka qëlluar veten”, tha Dean.

Dëshmitarët tregojnë se kanë parë tmerr me sy, duke pohuar për mediat amerikane se vrasësi nuk ndalonte së qëlluari teksa shikonte njerëz.


Copyright © Gazeta “Si”




Më Shumë