Lajme

Masakra e Vlorës, kryeministri Rama shpjegohet në facebook

Pas sulmeve të shumta nga ana e opozitës për ngjarjen makabre të Vlorës, vjen reagimi i parë i kryeministrit Edi Rama.

Mendimin e tij për masakrën Rama e ka dhënë nëpërmjet një komenti drejtuar një qytetari në rrjetin social “Facebook”.

Rama shkruan se ngjarja e Vlorës nuk ka lidhje me qeverinë, sepse ndodhira të tilla ekstreme ndodhin edhe në vendet më të zhvilluara demokratike.

“Me fal ti jeton ne kete bote apo jeton ne hene, sepse ne kete bote, ndodhira te tilla ekstreme ndodhin edhe ne vendet me te zhvilluara demokratike, e nuk kane asnje lidhje me qeverine!”, i përgjigjet Rama komentuesit.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë