Lajme

Masakra e Peshkëpisë, thirren 8 persona të tjerë në Prokurori

Pas marrjes në pyetje të Fredi Belerit, Prokuroria e Krimeve të Rënda ka thirrur për të marrë në pyetje edhe 8 persona të tjerë në lidhje me Masakrën e Peshkëpisë.
Masakra e Pëshkëpisë ka ndodhur më 10 prill të 1994, kur shtatë persona të armatosur dhe me uniforma të ushtrisë greke sulmuan një repart ushtarak shqiptar në rrethin e Gjirokastrës. Nga ky sulm terrorist ranë dëshmorë ushtarakët Fatmir Shehu e Arsen Gjini dhe u plagosën tre ushtarë të tjerë.
Mes personave të akuzuar si pjesëmarrës në këtë masakër është edhe emri i Fredi Belerit, në atë kohë 23 vjeç.
Fredi Bejleri u mor në pyetje për disa orë ditën e djeshme te Krimet e Rënda.
Pas daljes nga prokuroria, Bejleri tha se ditën e ngjarjes nuk ka qenë në Shqipëri, ndërsa theksoi se nuk ka asnjë provë kundër tij.
Marrja në pyetje e Fredi Belerit ndodh pak ditë pasi Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vendosi të refuzojë kandidaturën e tij për kryetar bashkie në Himarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë