Lajme

Masakër në Elbasan, 3 të vdekur nga një përplasje me armë zjarri

Një përplasje me armë zjarri është regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Elbasanit, duke lënë pas tre persona të vdekur, midis të cilëve një shtetas të huaj.

Një prej viktimave është shtetasi me iniciale E.K., me precedentë të mëparshëm penal. Ky shtetas thyhet se është me origjinë nga Kolumbia dhe ka ardhur ditë më parë në Shqipëri. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të Kombinatit Metalurgjik.

Viktimat dyshohet se kanë qenë në një makinë dhe janë qëlluar në prani të familjarëve të tyre. Makina ndaj të cilës është kryer atentati ka qenë me targa italiane. Dyshohet se ngjarja e rëndë lidhet me përplasjen e bandave në qytetin e Elbasanit.

Në qytet ka një prani të shtuar të forcave policore të ardhura edhe nga Tirana, ndërkohë që kanë nisur hetimet në lidhje me ngjarjen kriminale.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë