Njerez

Marwa Elsehledar, kapitenia që u fajësua për bllokimin e Kanalit të Suezit

Marwa Elsehledar gruaja e parë kapitene në Egjipt, pa se për incidentin e ndodhur në kanalin e Suezit ku anija tregtare "Ever Green" u bllokua, njerëzit po fajësonin atë.  

Në ato momente, Marwa ishte në punë në Aleksandri, milje larg Suezit.  Thashethemet se kapitenia ishte fajtore për bllokimin, u përhapën në rrjet ku qarkullonte një "screenshot" i montuar me lajmin e supozuar, nga një televizion arab i rëndësishëm.

Adresa false nëpër rrjete sociale me emrin e Marwas pranonin se ishte e vërtetë përfshirja në incident. 29-vjeçarja shprehet për BBC se nuk e ka idenë nga erdhi lajmi.

"U ndjeva sikur po sulmohem ngaqë jam një femër e suksesshme në fushën ku operoj, ose ngaqë jam egjiptiane," tha Elsehledar.

Marwa ka qenë gjithmonë e diskriminuar në një punë ku vetëm 2% e punonjësve janë femra.

"Në bord janë gjithmonë burra të mëdhenj në moshë e mentalitet ndryshe nga unë dhe e kam vuajtur pjesën e të mos paturit askënd për tu socializuar në punë. Akoma nuk e pranojnë dot punën e një vajze në mes të detit larg familjes së saj," u shpreh kapitenia.

"Mua nuk më duhet miratimi i të tjerëve për të bërë çfarë unë dua."

Në 2015-n nisi rrugëtimi i Marwa si kapitene, ku ishte e parë femër dhe e aq e re që do të kalonte anijen AIDA IV nga kanali i Suezit.

Lajmi i pavërtetë mbi ngjarjen e "Ever Green" e frikësoi Elsehledar se mund të ndikonte në punën dhe reputacionin e saj.

"Lajmi ishte në gjuhën angleze, kështu që do të përhapej dhe në vende të  tjera jashtë Egjiptit," tregon ajo.

Marwua tregon se ndonëse mori shumë komente negative nga ngjarja  e ndodhur, ajo vendosi të fokusohej në ato pak komente pozitive.

"Le të themi që m'u shtua dhe fama pas kësaj ngjarjeje," thotë kapitenia për BBC.

Ajo shton se çdo femër që ka dëshirë të jetë pjesë e marinës të luftojë për veten e saj dhe të mos lejojë që njerëzit ta ndalojnë.

Burimi: BBC


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë