Jete & Stil

Martesa/ Jo vetëm një prirje romantike…Pse duhet të zgjidhni këtë institucion?

Martesa është bashkëjetesa ligjore, e cila mbështetet në barazinë morale dhe juridike të bashkëshortëve, në ndjenjën e dashurisë, respektit dhe mirëkuptimit reciprok, si baza të unitetit në familje.

Padyshim që fustani i bardhë, lulet, dasma...ceremonia tradicionale, mbetet një ëndërr për shumëkënd. 

"Dhurata më e bukur që më ka bërë i dashuri im është fakti se një ditë më pyeti: Dëshiron të martohesh me mua?", rrëfen një 34-vjeçare. "Nuk do ta harroj kurrë: ai u ulë në gjunjë para meje me një unazë në dorë, ishte kaq emocionuese…"

Martesa

Por përtej kësaj ,duket se martesa do t’ju bëjë mirë për shëndetin dhe ky i fundit është më i rëndësishmi.

Një studim i publikuar në Journal of Neurology, Neurosurgery & Psychiatry ka zbuluar se të qenit i vetëm për pjesën tjetër të jetës mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të problemeve mendore me 42 për qind në krahasim me çiftet e martuara.

Njerëzit që janë të ve, gjithashtu janë në një rrezik  të madh, me një shans prej 20 për qind.

Studiuesit nga University College London shqyrtuan 15 studime të veçanta, ku analizuan  lidhjen mes rrezikut të çmendurisë dhe statusit martesor.

Duke kombinuar rezultatet nga 15 studimet, studiuesit ishin në gjendje të analizonin të dhënat në mbi 800,000 njerëz në mbarë botën. Sipas Dr Laura Phipps nga Research UK për Alzheimer, ka shumë arsye pse martesa mund të çojë në një numër përfitimesh shëndetësore.

“Njerëzit që janë të martuar priren të jenë më mirë financiarisht, një faktor që është i ndërthurur me shumë aspekte të shëndetit tonë. “Bashkëshortët mund të ndihmojnë në nxitjen e zakoneve të shëndetshme, të kujdeset për shëndetin e partnerit të tyre dhe të ofrojnë mbështetje të rëndësishme sociale”.

Dr. Andrew Sommerlad, një psikiatër në UCL dhe një nga studiuesit e studimit, shpjegoi se si një jetese të shëndetshme mund të ketë një ndikim të drejtpërdrejtë në shëndetin tuaj mendor.

“Një gjë që ndodh kur dikush po bënë një çmenduri është akumulimi i dëmeve brenda trurit”, tha Dr. Sommerlad për The Independent.

Shoqërimi i martesës dhe kujdesi që partnerët sigurojnë për njëri-tjetrin mund të jenë faktorë që kontribuojnë në uljen e rrezikut të sëmundjes mendore. Publikimi i studimit përkon me nisjen e fushatës së Alzheimer’s Research UK Christmas, fushatës së Santa Forgot.

Fushata, e cila mbështetet nga Stephen Fry, po përpiqet të mbledhë fonde dhe ndërgjegjësim e personave.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë