Futboll

Marselo Bielsa merr drejtimin e Uruguajit, firmos deri në 2026-ën

Gazeta Si – Marselo Bielsa ka pranuar ofertën e kombëtares uruguaijane të futbollit. Lajmi është bërë i ditur për ‘Associated Press’ nga Jorge Kasales, pjesëtar i komitetit ekzekutiv të federatës uruguaijane të futbollit.

Ish-trajneri i Lidsit dhe Atletiko Bilbaos do të firmos një kontratë deri në Kupën e Botës 2026. "E vetmja gjë që mungon është firma”, - ka deklaruar Kasales.

Marselo Bielsa, 67 vjeç. Gazeta Si, 12 maj 2023

Argjentinasi 67-vjeçar do të shkojë këto ditë në Montevideo për formalizimin e kontratës. Ndeshjet e tij të para në krye të Uruguajit do të jenë në qershor, dy miqësoret me Nikaraguan dhe Kupën. Kualifikueset fillojnë në muajin shtator.

Bielsa, ose “El Loco” (I çmenduri) siç e quajnë, ka drejtuar më parë Argjentinën nga 1998-a në 2004-ën dhe Kilin nga 2007-a në 2011-ën. Negociatat mes trajnerit që njihet për lojën sulmuese dhe federatës së Uruguajit zgjatën tre muaj.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë