Ekonomi

Marrëveshjet e Open Balkan: Ç’është nënshkruar deri tani

Nga Gazeta "SI" - Tre vendet anëtare të Ballkanit të Hapur, Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi, kanë nënshkruar tri marrëveshje të reja në takimin e tyre të fundit, duke e çuar në 10 marrëveshje në pothuajse dy vite jetë të kësaj nisme.

Në takimin e korrikut 2021, kur nisma u pagëzua me emrin “Open Balkan”, pasi u hodh poshtë sugjerimi për t’u emëruar “Mini-Shengen”, u nënshkruan tri marrëveshje.

Presidenti serb, Aleksandër Vuçiç, kryeministri maqedonas, Zoran Zaev dhe kryeministri shqiptar, Edi Rama në Forumin Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal. Shkup, 29 korrik 2021.

Tre liderët e vendeve anëtare, nënshkruan nga Shkupi një memorandum bashkëpunimi për lehtësimin e import/eksporteve dhe lëvizjes së mallrave, ku synohet heqja e pengesave në tregtinë e mallrave dhe kontrollet doganore për këto tre vende.

Memorandumi i bashkëpunimit për tregun e lirë të punës synon lehtësimin e lëvizjeve të njerëzve për arsye pune me qëllim eliminimin e lejeve të punës dhe thjeshtimin e procedurave në lidhje me lejen e qëndrimit të përkohshëm.

Marrëveshja e bashkëpunimit në rast të fatkeqësive natyrore, thekson se palët kontraktuese rregullojnë kuadrin e kushteve për ndihmë vullnetare në rast fatkeqësish: planifikimi dhe zbatimi i masave për mbrojtjen nga fatkeqësitë natyrore dhe përmbytjet, tërmetet, zjarret, ndotja e mjedisit , aksidentet e anijeve, rreziqet radiologjike, pandemitë, si dhe fatkeqësitë industriale dhe të tjera, raportimi i ndërsjellë i kërcënimeve, ndodhive dhe pasojave të fatkeqësive, edukimi dhe trajnimi i personelit të shërbimit, njësive të mbrojtjes dhe shpëtimit dhe anëtarëve të tjerë të ekipeve të shpëtimit, shkëmbimi i shkencore dhe të dhëna teknike dhe dokumente të tjera të rëndësishme për mbrojtjen nga fatkeqësitë dhe bashkëpunimin në zhvillimin dhe prodhimin e pajisjeve dhe ndihmës së shpëtimit.

Takimi i radhës i udhëheqësve të tre vendeve në Ballkanin e Hapur, ndodhi në nëntorin e të njëjtin vit, ku u nënshkruan tri marrëveshje të tjera.

Konferenca e përbashkët e përfaqësuesve të të tri shteteve pjesëmarrëse të nismës "Ballkani i hapur", në Beograd, nëntor 2021.

Këtë herë nga kryeqyteti serb, Rama, Vuçiç dhe Dimitrov,( Zoran Zaev nuk mori pjesë, sepse, kishte paralajmëruar dorëheqjen nga posti i kryeministrit), u zotuan dhe njëherë për akses të lirë në tregun e punës në tre vendet.

Po ashtu u nënshkruan edhe marrëveshja për identifikimin elektronik të qytetarëve nga këto vende gjatë lëvizjes.

Marrëveshja për bashkëpunim në fushën e veterinarisë, sigurisë ushqimore për kafshët, marrëveshja për njohjen reciproke të autorizimeve të operatorit ekonomik të autorizuar, siguri dhe siguri, (të njohur me inicialet AEOS. Kjo pikë synon që të hapet eksporti për të gjitha produktet blegtorale duke përfshirë kafshët e gjalla në bazë të reciprocitetit, besueshmërisë midis autoriteteve të sigurisë ushqimore homologe, duke respektuar mbrojtjen e territoreve të vendeve të përfshira në këtë marrëveshje nga sëmundjet e transmetueshme dhe në bimë dhe në kafshë. Si edhe njohjen e certifikatave hidrosanitare, të veterinarisë shëndetësore dhe fitosanitare. Njihen dhe laboratorët e akredituar dhe të autorizuar duke evituar ndalesat dhe kontrollet në pikat kufitare, duke kryer kontrolle tashmë në doganën më të afërt me vendet e destinacionit

Në takimin e fundit të mbajtur në Ohër, 8 qershor 2022, u nënshkruan katër marrëveshje dhe memorandume.

Takimi i "Open Balkan" në Ohrid, 8 qershor 2022

Marrëveshja e parë ka të bëjë me luftën kundër evazionit fiskal, për një luftë të koordinuar kundër shmangies së pagesës së tatimit dhe inkurajimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore në të tria vendet.

Marrëveshja në fushën e njohjes reciproke të diplomave, iniciativa mbron përshpejtimin e procedurave për njohjen e diplomave të arsimit të lartë ndërmjet Serbisë, Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.
Memorandumi për bashkëpunim kulturor promovon shumëllojshmërinë kulturore, dialogun ndërkulturor dhe mirëkuptimin e ndërsjellë, ku shtetet angazhohen për të inkurajuar lëvizshmërinë e punonjësve të kulturës, financimin e projekteve kulturore dhe thellimin e bashkëpunimit institucional.
Në Memorandumin e mirëkuptimit në fushën e turizmit në Ballkanin Perëndimor, shtetet parashikojnë formimin e një harte turistike të quajtur “Ballkani i Hapur”.

Nisma për bashkëpunimin rajonal “Ballkani i hapur”, e cila përfshin Serbinë, Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, është marrë nga presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, kryeministri tashmë i dorëhequr i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, dhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në tetor të vitit 2019.

Nisma fillimisht është quajtur “Mini Schengen” dhe ajo parasheh lëvizjen e lirë të kapitalit, mallrave, shërbimeve dhe njerëzve midis tri vendeve.



Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë