Nga Gazeta Si- Kryeministri Edi Rama në konferencën për shtyp para nënshkrimit të marrëveshjes për organizimin e “World Laë Congress Albania 2027”, në Madrid u pyet në lidhje me marrëveshjen me Italinë për emigrantët por dhe nëse do të kishte firmosur një marëveshje të tillë me Spanjën.
Në lidhje me dështimin e marrëveshjes me Italinë, Rama tha se nuk ka një mendim.
“Pyetja duhet ti drejtohet simotrës time italiane, Meloni. Për ne të qenit pjesë e kësaj marrëveshjeje është rol shumë i thjeshtë. Na u kërkua nga Italia ta ndihmojmë dhe ne e ndihmuam. Ne i detyrohemi shumë Italisë. Çdo komb europian duhet të ndihmojë.
Operacioni është 100% italian”, tha Rama.
I pyetur nëse mund të ketë një marrëveshje me Spanjën kur Shqipëria të bëhet pjesë e BE-së, Rama tha se nuk është i sigurt nëse do kishte kuptim.
“Lidhet me gjeografinë. Nuk e shoh të mundshme. Dhe nuk besoj se është zgjidhja përfundimtare e krizës së emigracionit”.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.