Politike

Porti i Durrësit / Debate në Kuvend, Berisha bllokon podiumin e i drejtohet Ramës: Te porti do përfundosh vetë (Foto dhe Video)  

Projektligji “Për miratimin e marrëveshjes kuadër për projektin e investimit strategjik “Marina & jahtet e Durrësit” i paracaktuar për 6 orë debat në seancën e të enjtes ka filluar me debate.

Nënkryetari i Partisë së Lirisë, Petrit Vasili ka kundërshtuar hedhjen për votim të diskutimit prej 6 orësh për portin e Durrësit. Ai tha se të tilla propozime nuk mund të hidhen në votim.

“Nuk hidhen në votim të tilla propozime, por vetëm ndryshimet në rendin e ditës. Nuk kemi të bëjmë me ndryshime të rendit të ditës. Nuk është se njëra palë vendos për tjetrin. Rregullorja flet qartë. E rë pusho ti! Rregullorja nuk vendoset në mënyrë të njëanshme, mos vendosni në mënyrë të tillë.”, tha Vasili, duke iu drejtuar Ballës i cili më pas e kundërshtoi.

Paralelisht Sali Berisha bllokoi Foltoren në Kuvend ndërsa iu bashkua deputetët që e mbështesin

Berisha kërkoi më shumë kohë për të folur ndërsa në rendin e ditës ishte parashikuar qe ai dhe katër deputet e tjerë të përjashtuar më herët nga grupi parlamentar i PD-së kishin kohe për diskutim vetëm 13 minuta.

“Ti ndan grupet parlamentare në kategori të parë dhe të dytë, më lejo të të them që është turpi më i madh që është bërë ndonjëherë. Ti je e vetmja në botë ndan parlamentin në këtë mënyrë, kjo do marrë fund. Ju garantoj se ky parlament nuk do funksionojë asnjë ditë kështu siç keni funksionuar ju” tha Berisha.

Berisha e cilësoi marrëveshjen për Portin e Durrësit plaçkitjen më të madhe, ndërsa akuzoi Ramën se ai po kërkon të shndërrojë Portin si një pronë të vetën.

“Nga një grup i kryesuar nga Edi Rama, plaçkitja më e madhe. Kërkohet të shndërrohet në pronë dhe pasuri personale Portin e Durrësit. Në këtë akt të kësaj mega afere ta pa shembull, kërkohet të kufizohet fjala e deputetëve të parlamentit

Kërkoni të varrosni portin e Durrësit. Ta shndërroni në pronë private të klanit Rama dhe të ndonjë arabi okazional. Arabi që u zotua për 4 miliard euro investim në Beograd dhe përfundoi në 20 milion euro ndërsa të tjerat i mori Karriç. Është plaçkitja më e turpshme, klani Rama me 60% të aksioneve, kaq thuhet. Se çfarë kanë Alabar – Rama, nuk do ta marrim vesh ndonjëherë. U merr shqiptarëve 200 mijë metër katror tokë. Në pjesën më të kushtueshme të Durrësit” tha Berisha.

"12.600 apartamente, 900 njësi akomodomi hoteliere. Do mblidhen këtu mamuthët e Shqipërisë dhe Lindjes së Mesme. Do kenë edhe jahtet përkarshi.
Kurse shqiptarët popull gomonesh, do jenë shërbëtorë ose do largohen në Europë.
Porti i ri kushton 2 miliardë euro. Nga do dalin këto 2 miliardë euro? Nga taksapaguesit e varfër shqiptarë.
Thërrisni arsyes nëse keni ndërgjegje njerëzore. Hidheni poshtë këtë marrëveshje.
Mos u përpiqni ta mbuloni duke shkurtuar kohën e diskutimit. Marrëveshja shkel MSA-në, Kushtetutën dhe ligjet e vendit.
Marrëveshja nuk respekton asnjë rregull dhe asnjë ligj dhe Edi Ramës i është dhënë asnjë garanci që asnjë qeveri të mos mund ta padisë mbrapa.
Edi Rama, i bindur të jesh se te porti i marinës do përfundosh vetë", vijoi ai

.

Ndërkohë që Nikolla kërkoi pesë minuta pushim dhe Kuvendi ndërpreu sinjalin, kreu i PD foli Live në Facebook nga foltorja e Kuvendit, (ashti si edhe herën tjetër) duke paralajmëruar se nëse nuk zbatohet rregullorja për t’i dhënë fjalën opozitës do të fillojnë qëndresën në Parlament.

“Ne do fillojmë qëndresën në parlament. Mos ikni nga salla, sepse këta këtë duan, të vendosin censurën...Ose zbatoni rregulloren ose ne do rrimë këtu non stop, 24-48 orë sa të dëshironi”

"Shpirti i avokatit Ravik Gurra kërkon drejtësi. Ti je akuzuar për vrasjen e tij. Ne jemi të vendosur të mbrojmë të drejtat tona. Nuk mundet një i akuzuar për vrasje, një njeri i akuzuar se ka porositur vrasjen në Elbasan, të marrë fjalën këtu.
Nxirreni jashtë parlamentit, të shkojë në prokurori. Si ju duket akuza se ka porositur vrasjen e Ravik Gurrës? Shko dhe përballu me prokurorinë. Mos përdor imunitetin.
Hera e dytë që akuzohesh për vrasje
Je akuzuar për porositje vrasjesh dhe fshirje përgjimesh dhe bashkë me ty në parlament është shpirti i të ndjerit Ravik Gurra, që të kishte kapur në lidhje me bandat.
Kaq ishte përgjigjia ime", tha ai duke iu drejtuar Taulant Balles.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë