Lajme

Marrëveshja për detin, Tsipras: Jemi pranë fundit

Kryeministri i Greqisë, Alexis Tsipras, në një intervistë për televizionin grek, ERT ka folur për marrëveshjen me Shqipërinë dhe deklaratën e Hanh. Ai ka deklaruar se negociatat me Shqipërinë për kufirin detar janë drejt fundit.

“Jemi në një pikë shumë të rëndësishme, por nuk mund të themi se kemi përfunduar. Ne jemi shumë afër një zgjidhjeje që ka të bëjë me përcaktimin e Zonës Ekonomike Ekskluzive, një zgjidhje që i jep avantazhe të rëndësishme anës greke, por nuk dua të hyj në detaje”, u shpreh Tsipras.

Përpos kufirit detar, ai thekson edhe njëherë se me Shqipërinë po diskutohet edhe heqja e ligjit të luftës.

“Herën tjetër që të dy ministrat e jashtëm do ta takohen do të dyfishojnë përpjekjet e tyre, pa pasur ndonjë presion të veçantë për të parë se deri në çfarë mase mund të kemi një zgjidhje pozitive sa më shpejt të jetë e mundur”, vijoi më tej Tsipras.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë