Kosova

Marrëveshja për Asociacionin, Kurti: Nuk mund të bëj kompromis për kompromisin, marrëveshja e Ohrit nuk kushtëzohet me Asociacionin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një prononcim për mediat ka thënë se s’ka pranuar një propozim që kushtëzohet zbatimi i marrëveshjes së Ohrit me Asociacionin.

Kurti ka akuzuar ndërmjetësit europianë se kanë bërë zyrtare qëndrimin e Serbisë që ajo të kushtëzohet me Asociacionin. Më tej ai tha se propozuar një udhërrëfyes të sekuencuar të sekuencuar për zbatimin e marrëveshjes.

“Është për të ardhur keq se pikërisht kur jam konstruktiv dhe bëj propozime, shkaktohet njëfarë lloj nervoziteti në dhomë dhe vështirësohet dialogu. Është për të ardhur keq që Lajçak e ka pranuar propozimin e Serbisë. Këtë propozim këtë sekuencë se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike. Pala tjetër, presidenti i Serbisë s’ka dhënë asnjë propozim dhe takimi nuk ka pasur një rezultat. S’mund të ketë kompromis meqë s’mund të ketë mes sekuencimit dhe kushtëzimit”, u shpreh Kurti për mediat.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë