Politike

Marrëveshja e Konferencës së Kryetarëve, Ambasada Amerikane: Nxisim deputetët të tregojnë përkushtim ndaj demokracisë

Nga Gazeta 'Si'-Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka reaguar për marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament.

Përmes një postimi në rrjetin social “X”, Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë shkruan se inkurajon deputetët që vazhdojnë të tregojë përkushtim ndaj demokracisë.

“Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë mirëpret marrëveshjen e Konferencës së Kryetarëve për rikthimin e rendit normal në Parlament. Ne inkurajojmë deputetët që të vazhdojnë të tregojnë një përkushtim ndaj demokracisë në të mirë të popullit shqiptar”, shkruan Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë.

Edhe delagacioni i BE në Tiranë ka mirëpritur vendimin e marrë mes opozitës dhe PS-së. Ambasadori i BE, Silvio Gonzato nëpërmjet një postimi në rrjetin social “X”

“Mirëpres vendimin e sotëm të konferencës së kryetarëve, i cili bën të mundur rifillimin e funksionimit normal të parlamentit dhe vlerësoj lidershipin dhe përgjegjësinë e treguar nga palët në arritjen e marrëveshjes. Delegacioni i Bashkimit Evropian ka theksuar vazhdimisht se një asamble funksionale është çelësi për procesin e integrimit në BE.” Ambasadori i BE-së Silvio Gonzato në X.

PD e Rithemelimit dhe PS ranë dakord për ngritjen e dy komisioneve hetimore; koncesionet në shëndetësi dhe rrjedhjen e të dhënave nga TIMS.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë