Futboll

Marokenia Benzina shkruan historinë, për herë të parë me hijab në fushë në një Kupë Bote

Gazeta Si - Nouhaila Benzina ka shkruar historinë e Botërorëve të futbollit të femrave. Në ndeshjen kundër Koresë së Jugut, mbrojtësja e Marokut ka luajtur me hijab, mbulesën e kokës që përdorin shumë besimtare të Islamit.

Është hera e parë që kjo gjë ndodh në një Kupë Bote nga një futbolliste. Hijabi në fushë në fakt mund të përdoret që prej vitit 2014, kur u hoq rregulli i FIFA-s që ndalonte përdorimin e tij për ‘arsye shëndeti dhe sigurie’.

Benzina nuk luajti në ndeshjen e parë të Botërorit të femrave që po zhvillohet në Australi dhe Zelandë të Re, ku Maroku u ndesh me Gjermaninë. Ajo e nisi si titullare ndeshjen e dytë ndaj Koresë së Jugut, ku bashkë me shoqet e saj fituan 1-0.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë