Histori

Maria dhe Katerina, jeta (shumë publike) e vajzave sekrete të Putinit

Ato u zhdukën të dyja, në të njëjtën ngjarje publike, ndoshta për herë të parë, që kur Vladimir Putin erdhi në pushtet. Por askush nuk mund të betohet se janë me të vërtetë vajzat e presidentit, pasi që të dyja përdorin mbiemra të tjerë dhe se askush në Rusi nuk guxon të bëjë pyetje për një temë që Vladimir Vladimirovich e konsideron si një çështje të jetës private.

Dhe kushdo që nuk e kupton këtë, është në rrezik të madh, si gazeta “Moskovskij Korrespondent”, e cila në vitin 2008 shkroi për një martesë të afërt midis presidentit dhe ish-gjimnastes Alina Kabayeva. Disa ditë më vonë gazeta pezulloi botimin e saj.

Por për disa kohë, vajzat Maria dhe Katerina, të moshës 36 dhe 34 vjeçe, kanë dalë në shtyp për projektet e tyre në gjenetikë dhe inteligjencën artificiale. Kështu, këtë fundjavë ato folën në Forumin Ekonomik të Shën Petersburg në Rusi.

Në një sesion mbi investimet ekonomike, Katerina, të premten mbajti një fjalim mbi teknologjitë inovative. Natyrisht ajo u paraqit me mbiemrin e saj "të vërtetë", Tikhonova. Të shtunën ishte radha e Marias, natyrisht, me mbiemrin që ajo përdor: Vorontsova.

Megjithatë, të dyja gratë përdorin patronimin "e duhur", përkatësisht Vladimirovna, që do të thotë vajza e Vladimirit. Etërit padyshim që mund të jenë dy homonime, por respekti me të cilin trajtohen, duket se konfirmon se ata nuk janë dy Vladimirë dosido.

Për ta kuptuar, Katerina foli përpara një auditori ministrash dhe zyrtarësh të lartë që e dëgjuan atë në heshtje fetare. Në një moment, rektori i Universitetit të Shën Petersburgut, i cili po vepronte si moderator, e lejoi veten të bënte një shaka, ndërsa Katerina fliste. Ai u hesht menjëherë nga një Ministër i irrituar i Drejtësisë.

Në të vërtetë, vajzat e presidentit dhe ish-gruaja e tij, Lyudmila, të martuar në vitin 1983, u zhdukën nga skena zyrtare që nga viti 1999.

Ish-agjenti i KGB-së u zgjodh si pasardhës nga Boris Jelcin dhe u emërua kryeministër (në 2000-in ai mori vendin e Jelcinit që dha dorëheqjen). Menjëherë dy vajzat që studionin në shkollën gjermane në Moskë (familja kishte jetuar në Gjermaninë Lindore kur Putini drejtoi stacionin e KGB-së të Dresdenit), u tërhoqën nga instituti dhe vazhduan vitin privatisht.

Zyrtarisht nuk është folur kurrë për to dhe Putini në disa raste u kufizua duke thënë se vajzat flasin rrjedhshëm gjuhë të ndryshme, ndjekin karrierën e tyre dhe jetojnë në Rusi.

Ishte shkruar që Maria ishte martuar me një sipërmarrës holandez dhe se Katerina kishte bashkuar forcat me djalin e një miku të ngushtë të Putinit, Nikolai Shamalov. Sidoqoftë, të dyja tani përdorin mbiemra të tjerë.

Ndërsa gruaja e tij Lyudmila, do të martohej përsëri me një sipërmarrës që është 20 vjet më i ri se ajo dhe do të jetonte në një lloj kështjelle në Biarritz në Francë.

Ndërkohë, Alina Kabayeva, thuhet se lindi i tre fëmijë presidentit dhe se ai u martua fshehurazi me të. Shtypi ndërkombëtar ka raportuar se Alina, si një atlete e thjeshtë, bëri një karrierë të jashtëzakonshme dhe tani është kreu i njësisë që kontrollon disa nga kanalet kryesore televizive dhe që është në pronësi të oligarkëve dhe miqve të Putinit.

Përshtati: Gazeta “Si”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë