Futboll

Marash Kumbulla operon gjurin në Milano, rikthimi në fushë në 2024-ën

Gazeta Si – Mbrojtësi i Kombëtares shqiptare dhe Romës, Marash Kumbulla, është operuar sot në Milano, në klinikën ‘La Madonnina’. Ai dëmdoi ligamentin e gjurit të djathtë disa ditë më parë dhe iu desh t’i nënshtrohej ndërhyrjes kirurgjikale.

Operacionin, në prani të doktorit Manara të Romës, e ka kryer mjeku Andrea Panceri, i cili në të kaluarën ka operuar edhe skiatoren italiane Sofia Goxhia, duke bërë një mrekulli për ta kthyer në Olimpiadë.

Kumbulla kur dëmtoi gjurin. Gazeta Si, 9 maj 2023

Koha e rikuperimit do të jetë e gjatë për futbollistin shqiptar. Roma nuk ka dhënë ende asnjë informacion zyrtar, por Kumbulla me siguri nuk do të kthehet në fushë para vitit 2024. Një lajm i keq ky për trajnerin e kuqezinjve, Silvinjo.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë