Njerez

Maradona fiton gjyqin me “D&G”, abuzoi me emrin e tij në sfilatë

Diego Maradona i bën një “gol të madh” firmës së njohur të veshjeve “Dolce&Gabbana”. Argjentinasi i famshëm ka fituar gjyqin me shtëpinë e njohur të modës për përdorimin abuziv të emri dhe imazhit të ish-futbollistit. Gjykata e Milanos e detyron “D&G” të dëmshpërblejë Maradonën.

Çështja lidhet me një event promocional të organizuar në vitin 2016, në Napoli. Në këtë event, një modele kishte sfiluar e veshur me një fanellë të kaltër, të ngjashme me atë të Napolit, që mbante emrin e Maradonës dhe numrin 10.

Sipas Gjykatës së Milanos, përdorimi i emrit të Maradonës në këtë rast nuk është i lejuar pa konsensusin e vetë personit apo atij që ka të drejtën e imazhit të argjentinasit. Gjykata ka konstatuar se nuk janë respektuar rregullat e tregut dhe e ka konsideruar ilegale përdorimin e emrit të Maradonës nga “D&G”.

Diego Armando Maradona. Gazeta Si, 10 dhjetor 2019

Kompania e njohur është e detyruar tashmë të dëmshpërblejë menjëherë ish-futbollistin. Maradona përfaqësohej në gjyq nga avokatët Korea, Tigani Sava dhe Albano. Ende nuk është bërë e ditur shuma financiare që shtëpia e modës duhet të derdhë në llogarinë e Diego Armando Maradonës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë