Njerez

Mara Venier rrëfen jetën e saj: Kisha frikë nga im shoq…

Është një Mara Venier plot vetëbesim ajo që i rrëfehet shkrimtares Maria Venturi, për të përjavshmen “OGGI”. Duke nisur nga sfera private. Nga dashuria për Nicola Carraro-n, me të cilin nisi të frekuentohej falë Venturit, për të cilin prezantuesja veneciane deklaron se ushqen frikë. “Ajo që më fuste frikën ishte qenia e tij tejet karizmatike, ishte tepër në gjithçka. Sot bashkimi me të është pika e palëvizshme e jetës sime”. "Tezja" e televizionit italian nuk ka një recetë të saktë për të një marrëdhënie jetëgjatë. “Nuk është sekret, është fat. Nicola është burri im, dashnori im, këshilluesi im, miku im më i mirë. Dashuria e parë e jetës sime.”

Pastaj hidhet te burrat më të rëndësishëm të jetës. Nga Francesco Ferrancini, “princi im i kaltër”, me të cilin mbeti shtatzënë në moshën 17-vjeçare dhe solli në jetë të bijën,  Elisabetta-n. Dashuria, thotë Mara Venier, ka lindur nga mosmarrëveshjet mes të dyve. “E dashuroj sepse jemi të mposhtur nga problemet dhe krejt të papërputhshëm dhe kjo kënaq maninë time për vuajtje.”  Kalon te  Pier Capponi, te martesa e dytë, ajo me Jerry Calà, për të rrëfyer më pas historinë e dashurisë me Renzo Arbore-n, e cila përfundoi në të gjitha kopertinat: “Nuk ekziston ndjenjë apo goditje nën brez që më është kursyer.”

Dashamirësia që kanë për të gratë italiane, thotë se “ vjen pikërisht se identifikohen me gabimet apo problemet e mia.” “Domenica in” e saj është sukses. Mara Venier ishte e vetëdijshme për dashurinë, tifozllëkun që italianët bënin për të, por nuk e priste gjithë këtë sukses. “E dija se më donin, por jo gjithë këtë tifozllëk. Antagonizmi nuk është në natyrën time, nuk ishte as kur mëngjesin e nesërm të programit tim prisja, me zemrën në dorë, që të dilnin të dhënat e audiencës. Të dilje e para, do të thoshte se do të të përtërinin kontratën apo të të ofronin një program tjetër. Kam mbajtur veten gjithmonë dhe më është dashur të mbijetoj në një botë, ku kisha hyrë krejt rastësisht.”


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë