Njerez

Mara Venier: Karriera, dashuritë dhe rrjetet sociale

Sabina Veizaj – Roli më i dashur për të është ai i gjyshes. E quan veten “gjyshe rrok”. Ajo është 68 vjeç dhe është e marrë, por e marra më e suksesshme që ka fituar zemrat e të gjithë italianëve dhe jo vetëm.

Ime gjyshe 20 e ca vite më parë tek dëgjonte siglën e “Domenica In” në atë kohë, më thërriste nëpër shtëpi: “Hajde se filloi e marra jote”.

Ajo është Mara Venier, veneciania më e njohur në Itali.

Mbretëreshë e ekranit publik italian, ajo do të lihej jashtë tij në 2014-ën.
“Më larguan sepse isha tashmë shumë e vjetër në moshë”, do të rrëfehej Mara në një intervistë pak kohë më parë.

Por një rastësi e ëmbël, zotësia e saj dhe dashuria e publikut do ta rikthente në shtator të 2018-ës në programin e saj të dashur “Domenica in” me një sukses të padiskutueshëm.

“U përshëndetëm me drejtorin e RAI-t në tren rastësisht dhe më tha pse nuk kthehesh tek “Domenica In”. Nuk ndalem shumë tek të thënat e tilla dhe e harrova. Por nuk vonoi shumë kur më erdhi telefonata zyrtare për të më kërkuar të kthehesha realisht në drejtimin e “Domenica in”. Im shoq ishte kundër. Ishte hera e parë që nuk e dëgjoja. Vendosa të rikthehesha për të patur “hakmarrjen” time dhe ishte suksesi”, do të thoshte Mara Venier duke shpjeguar kthimin në Rai Uno.

Dhe mbretëresha e RAI-t, që prej rikthimit në shtator 2018-të në “Domenica In”, ka mbërthyer përpara ekranit mbi 3 mln e 100 mijë italianë brenda territorit, pa marrë parasysh ndjekësit përtej kufijve.

Madje, zonja e së dielës siç e quajnë shumë syreshë, ka qenë shpëtim edhe për programe të tjera në Rai ku ka qenë e ftuar me qëllim rritjen e audiencës.

E qeshur, simpatike, e zgjuar, karizmatike, impulsive, emocionale, ajo i ka dhuruar ekranit të këtyre kohëve një tjetër dimension; të vërtetën dhe shpirtëroren.

Në emisionin e saj, siç thotë ajo dhe të ftuarit, nuk ka intervista të hedhura në skenar. Mara Venier i studion më parë personazhet që do të ftojë në emision, ku është edhe bashkëautore, dhe të dielën direkt ajo zhvillon biseda, jo intervista.

Të ftuarit thonë se ndihen si në shtëpi, apo në kafe me miqtë kur vijnë te Mara. Ajo “luan” me emocionet sepse kërkon të zbulojë botën e brendshme të personazheve dhe historitë që kanë shenjuar jetën e ture që i kanë bërë ata të jenë ata që janë sot. Mara nuk kursehet gjatë transmetimeve direkte as me të qeshurat, as me të qarat.
Mara Venier ka lindur në Venezia, por shumë shpejt pas lindjes së saj, familja u transferua në Mestre për shkak të punës së të atit në hekurudhë.

Drejtuese televizive, aktore, opinioniste, pas disa roleve kinematografikë , ajo ka debutuar si moderatore televizive në fund të viteve 80”, duke mbërritur suksesin e padiskutueshëm në vitet 90” me “Domenica In” në Rai Uno, të cilën e prezantoi për 10 sezone.

Falë suksesit të “Domenica In” u quajt “Zonja e së dielës”.
Prej 2010-2013 ka drejtuar programin e pasdites “La vita in diretta” në Rai 1 sëbashku me Lamberto Sposini e mandej bashkë me Marco Liorni. Ajo ka alternuar karrierën e moderatores televizive me atë të aktores deri më 1998 për t’iu dedikuar më pas vetëm televizionit.

Vitet e para në Romë, pasi u transferua nga Mestre, ka qenë protagoniste në ekranin e madh me filmin “Diario di un italiano” të Sergio Capogna. Ka marrë pjesë në serialin televizivë të Dario Argento “La porta sul buio”.

Por Mara kur rrëfen historinë e saj, nuk ngurron të tregojë se nga nisi. Ajo në Romë në fillimet e saj hapi një dyqan me rroba të përdorura Vintage dhe ku u njoh me shumë personazhe të njohur të televizionit dhe kinemasë italiane, mes të cilave edhe Dalila di Lazzaro (në rolin e Martës tek filmi “Përgjithmonë Xhulia”).

Di Lazzaro në “Domenica In”

Takimin e parë me botën e spektaklit, përveç bashkëshortit të asaj kohe Francesco Ferracini (babai i së bijës Elisabetta Ferracini) që ishte regjisor e ka patur me stilistin e mirënjohur Roberto Capuçi i cili i ofroi një sfilatë për 500 lireta, që siç do të thoshtë Mara në një intervistë, i bënë shumë punë në atë kohë.

Pas largimit nga “Domenica In” në 2014-ën, Mara Venier shkon në Mediaset si pjesëtare e jurisë të talent show në Canale 5, “Tú sí que vales”.
Pasi refuzoi kandidaturën për kryebashkiake të Venezias, prej janarit 2015 u bë pjesë e jurisë së “L’isola dei Famosi” në Canale 5.

Dashuritë

‘E vërtetë, e mirë, bujare’. Kështu do ta përkufizonte sopranoja dhe mikesha e saj Katia Riçiarelli, Mara Venier, gjatë promovimit të librit të mbretëreshës së të dielës “Amori della Zia”. Libri i botuar nga Mondadori është në shitje pre 27 tetorit të 2018-ës dhe shumë shpejt hyri në listën e 10 librave më të lexuar në Itali.
Një përmbledhje e 10 recetave përmes të cilave Mara Venier tregon anektoda dhe kuriozitete që i kanë shenjuar jetën.

“Amori della Zia” vjen në fund të një periudhe të errët për Mara Venier. Pas largimit nga jeta të të ëmës me të cilën ishte shumë e lidhur, moderatorja kishte vendosur të rrëfente sëmundjen në një libër, por, me të shkruar faqet e para, nuk ia doli të përfundonte rrëfimin. Dakordësuar me Mondadori, projketi u transformua në një libër me receta, “sepse kisha një borxh ndaj Mondadori e mu duk gjëja më e lehtë për tia propozuar”, do të deklaronte Venier.

Mara Venier me të ëmën Elsa Masci

Kështu lindi “Amori della Zia”, një afresk i jetës së Mara Venier që prej viteve të parë të jetuar në Mestre deri tek bashkëshorti i saj actual , regjisori 80 vjeçar Nicola Carraro, të cilin ajo e konsideron “dashurinë e madhe” të jetës së saj. Rrëfimi ndalon edhe tek Francesco Ferracini (babai i vajzës së saj Elisabetta), Jerry Calà, Renzo Arbore (këngëtari napoletan, një nga dashuritë e mëdha të saj) etj. Gjithçka rrëfehet përmes recetave: nga keku i Sabrina Ferilli, salami me çokollatë, ëmbëlsira e saj e preferuar; peshku i ftohtë makaronat me fasule deri tek pjata e preferuar e Lamberto Sposini.

Për ata që e pyesin nëse “Amori della Zia” I referohet burrave të jetës së saj, Venier, përgjigjet “JO”: “Amori della zia” lind te “Domenica In”, ku rrethohesha nga shuëm ët rinj që më mbështesnin’, thotë, lindi një raport hallë- nipër dhe u dedikohet atyre. Libri nuk lindi prej dashurive të mia”. Dhe nëse flasim për dashuritë, ajo rrëfen edhe martesën me Jerry Calà, “vëllai që nuk pata kurrë”. Ajo rrëfen episode argëtuese të marrëdhënies së tyre, flet për tradhëtitë e tij dhe skenat e saj të xhelozisë. Gjithçka me buzëqeshje sepse “pasi mbaroi dashuria, lindi një raport vllazëror, Jerry ishte më mirë si vëlla se si bashkëshort!”.

Kur vjen rrëfimi tek Renzo Arbore me të cilin Venier ka jetuar gati 11 vite thotë: “Për Arboren janë 5 rreshta, por ka shumë gjëra të bukura dhe të shëmtuara që dua t’i ruaj vetëm për vete dhe për të”.

Mara Venier dhe Renzo Arbore

“Në faqet e këtij libri gjendet gjithë njerzillëku i kësaj gruaje”, do të thoshte Sveva Casati Modignani, tek lexonte disa pasazhe të librit “Amori della Zia”. Është fjala humanitet që të vjen pasi lexon librin: Mara Venier rrëfen jetën e saj, por përherë duke falenderuar prindërit, “babi punonjës hekurudhe, njerëz të thjeshtë”, të cilët I kanë transmetuar vlerat që ende sot mbart. Raporti me të ëmën, në mënyrë të veçantë, është ai që Venier rrëfen pjesërisht në libër, por për të cilin, në të njëjtën kohë, nuk arrin të flasë. “Në funeralin e të ëmës kam përjetuar një Mara të shkatërruar, thotë Katia Riçiarelli, “në atë moment kam kuptuar se sa ka vuajtur dhe shpresoj të mos e shoh kurrë më në atë gjendje sepse e di se sa e dhimbshme është”.

Rrjetet sociale

Nga moderatore historike e “Domenica In” e viteve ’90 e 2000, Mara Venier është tashmë edhe një prej personazheve televizivë më të ndjekur në rrjetet sociale. Llogaria e saj në Instagram, ndiqet nga 1,5mln njerëzish, shenjë që publiku i saj ka ndryshuar. Ashtu siç tregon edhe ajo vetë, ndonjë vit më parë Tiziano Ferro i kërkon një autograf …për gjyshen! Sot, adoleshentët vihen në radhë për të patur një kopje të librit të firmosur, falë edhe Maria De Filippi, që e deshi tek “Tu Sì Que Vales” e që ‘zia Mara’ e cilëson “ëngjëlli im”.

Mara Venier dhe Maria de Filippi

Në këtë pikë, është legjitime të pyesësh: “Amori della Zia” do të ketë vazhdim? Venier pyetjes i është përgjigjur me “Po”, falë rezultateve të shkëlqyera të shitjeve të papritura. Por Venier thekson se nuk do ti kthehet idesë origjinale, nuk do të rrefejë sëmundjen e të ëmës (alzaimerin) për arsye të vuajtjes së madhe që ka përjetuar.

Mara Venier gjyshe rock!

Venier kohët e fundit ka thënë shpesh se është roli i gjyshes që e përmbush në aspektin shpirtëror. Përpos që ndihet mirënjohëse ndaj publikut që e do dhe e mbështet. Pavarësisht suksesit të madh të këtij sezoni në “Domenica in” ajo ka thënë se vitin e ardhshëm do të jetë gjyshe me kohë të plotë, “është ajo çfarë dashuroj të bëj”.

Nuk dihet ende nëse ky është vendimi i saj i parevokueshëm, por nipi i vogël i saj gati dyvjeçar, Claudio, djali i të birit është personi më i shtrenjtë i jetës së saj. Siç do ët rrëfnet në një nga intervistat do kohë më parë, është Claudietto sic e thërret Mara që do ta nxirrte nga periudha e errët e vuajtjes për largimin e të ëmës nga jeta.

“Nipërit janë në gjendje të të ndryshojnë jetën e ti bëjnë gjyshërit pak fëmijë si vetë ata. Me nipin tim të madh Giulio, djali i Elisabetta, që është 16 vjeç, jam një gjyshe rock. Vajza ime është mamaja më e mirë e mundshme. Është e kujdesshme, e dashur dhe sigurisht kur duhet e egër dhe shumë kërkuese. Unë në të kundërt lëshoj shumë pe. Nëse një ditë ai nuk dëshiron të studiojë, unë e lë të argëtohet “

 

Më Shumë