Lajme

Maqedonia miraton sërish marrëveshjen me Greqinë

Në Kuvendin e Maqedonisë u miratua sërish ligji për ratifikimin e marrëveshjes me Greqinë për çështjen e emrit. Ratifikimi kthehet përsëri në Kuvend, pasi presidenti Gjorge Ivanov nuk e nënshkroi atë.

Ligji për ratifikimin e Marrëveshjes me Greqinë duhet të dërgohet sërish te presidenti, i cili sipas Kushtetutës e ka për detyrim ta nënshkruajë.

Pakti me Greqinë parashikon edhe ndryshimin e emrit kushtetues të vendit, që pritet të njihet si Republika e Maqedonisë së Veriut.

 

Më Shumë