Bota

Maqedonia e Veriut ofron teste anti-Covid falas për turistët

Maqedonia e Veriut ka njoftuar se do të ofrojë teste për Covid-19 pa pagesë për turistët e huaj, i cili do të realizohet në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik, Fondin për Shëndetësi dhe Ministrinë e Shëndetësisë.

Autoritetet kanë bërë me dije se pritet që vendin fqinj përgjatë vitit 2021 ta vizitojnë rreth 50 mijë turistë të huaj.

Nga ana tjetër punonjësit në sektorin e turizmit, janë shprehur se këtë vit sektori i turizmit do të varet nga dinamika e procesit të vaksinimit dhe nga turistët e huaj.

Maqedonia e Veriut ka filluar disa ditë më parë vaksinimin masiv me vaksinën kineze Sinovac dhe ka bërë gati certifikatën e vaksinimit për lëvizjen e lirë të qytetarëve.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë