Biznes

Maqedonia e Veriut, ‘El Dorado’ e Ballkanit për energjinë e rinovueshme

Autoritetet rregullatore në Maqedoninë e Veriut kanë lëshuar 267 licenca për prodhim të energjisë nga burime të rinovueshme gjatë 2022, pak a shumë një për çdo ditë pune. Numri tregon se vendi po bëhet një El Dorado për investimet në energjinë e gjelbër, tha kreu i komisionit, Marko Bislimoski.

Kapaciteti energjetik i centraleve të reja është mbi 150 megavat. Me këto përmasa mund të mbulohe nevojat e 65.700 familjeve.

Në vitin 2022, “një zgjerim rekord” u pa për herë të parë në nismën e investimeve të sektorit privat në energjitë e rinovueshme, theksoi Bislimoski.

Bislimoski shtoi se, sado e pafavorshme që ishte, kriza energjetike inkurajoi shumë biznese të investojnë në impiante fotovoltaike. Ai theksoi se në ditët me diell sisteme të tilla mund të plotësojnë plotësisht nevojat e tyre për energji elektrike. Bislimoski beson se trendi do të vazhdojë. Ai shprehu pritshmërinë që në vitin 2023 në rrjet do të shtohen nga 250 MW deri në 300 MW.

ERC po shqyrton ndryshimin e rregulloreve për të detyruar të gjithë ata që ndërtojnë një termocentral fotovoltaik të instalojnë gjithashtu magazinimin e baterive.

Kapaciteti total i instaluar nga burimet e rinovueshme u rrit me 7% në vitin 2022./BalkanEnergyNews


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë