Lajme

Maqedoni, 81 vite burg për dhunuesit e Ziadin Selës

Gjykata Penale e Shkupit ka dënuar me 81.5 vite burgim të akuzuarit për “tentativë vrasjeje” ndaj deputetit Ziadin Sela.

Nëntë të akuzuarit janë Kire Georgievski, me 13 vjet burg; Oliver Oshavkovski, me 10.5; Nikollçe Dimitrievski, me 10.5; Aleksandar Janeveski-Toshta, me 13 vite; Andrej Micov, me 10.5; Nikolla Vojminovski, me 13.6; si dhe Kosta Dellov, me 10.5 vite burg.

Vendimin e ka dhënë gjykatësja Sllavica Andreevska, e cila tha se dënimi kaq i rëndë vjen sepse ato dhunuan një deputet të zgjedhur nga populli në një institucion të rëndësishëm shtetëror, siç është Parlamenti.

Vendimi pritet të hyjë në fuqi, pasi Gjykata e Apelit të vendosë ndaj ankesave të avokatëve mbrojtës.


Copyright © Gazeta “Si”


Më Shumë