Gazeta Si – Kina ka njoftuar përfundimin e një “operacioni ndëshkues” që filloi të enjten rreth ishullit të Tajvanit për të demonstruar kundërshtimin e saj ndaj asaj që i sheh si deklarata separatiste të presidentit të ri tajvanez, Lai Ching-te.
Ushtria kineze, njoftoi TV shtetëror CCTV-7, “përfundoi me sukses” stërvitjen “Joint Sëord 2024-A” kundër Tajvanit.
Reagimi për dënimin e manovrave të Kinës, ishte i menjëhershëm nga Taipei zyrtar.
Manovrat ushtarake të kryera nga Kina janë një “provokim flagrant kundër rendit ndërkombëtar”, deklaroi zëdhënësi i presidencës tajvaneze.
“Provokimi i njëanshëm i fundit i Kinës, jo vetëm që minon status quo-në e paqes dhe stabilitetit në ngushticën e Tajvanit, por është gjithashtu një provokim i hapur i rendit ndërkombëtar, duke ngritur shqetësime dhe dënime serioze nga komuniteti ndërkombëtar”, tha Karen Kuo.
“Operacioni ndëshkues” i Kinës kundër Tajvanit, i nisur tre ditë pas inaugurimit të Lait, i konsideruar si një “separatist i rrezikshëm”, shënoi një kërcim cilësor në krahasim me të shkuarën e afërt.
Komanda e Ushtrisë Popullore e tha këtë qartë, duke folur për një provë të aftësive të saj për të “marrë pushtetin, kryerjen e sulmeve të përbashkëta, si dhe kontrollin e territoreve kyçe” të ishullit.
Aksioni mobilizoi forcat tokësore, ajrore dhe detare: vetëm të premten fluturuan 62 avionë luftarakë, 47 prej të cilëve kaluan vijën mesatare të ngushticës së Tajvanit: numri më i lartë i zbuluar në 24 orë këtë vit, sipas Ministrisë së Mbrojtjes së Taipeit.
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.