Politike

Mandati i Xhaçkës, Bardhi: Rama bëri puç kushtetues

Kryetari i grupit parlamentar i PD-së, Gazment Bardhi, tha se me mos dërgimin e mandatit të Xhaçkës në Kushtetuese,  Rama ka rrëzuar reformën në drejtësi.  “1. Me votë politike të Edi Ramës në Kuvend dje u ekzekutua përfundimisht Reforma në Drejtësi. Puçi kushtetues i Kuvendit duke injoruar autoritetin e Gjykatës Kushtetuese është i pandodhur kurrë në 34 vjet, i paprecedent dhe i denjë vetëm për regjimet diktatoriale.

2. Dje u varros përfundimisht edhe propaganda e Edi Ramës për komisione të posaçme për Shtetin Ligjor. Të gjithë ata që dyshuan se ER tjetër gjë thotë dhe tjetër gjë bën, morën përgjigje finale me votimin e djeshëm, ku për herë të dytë ER refuzoi të ekzekutojë vendimet e GJK.

3. Shteti personal nuk ka asnjë lidhje me shtetin ligjor. Një vend kandidat për në BE dhe një vend anëtar i NATO-s ka shkelmuar para çdo shqiptari dhe ndërkombëtari parimet elementare të shtetit ligjor. Nga dje Shqipëria nul ka asnjë dallim me vendet autoritare”, shkruan Bardhi.

 Në emër të grupit, ai nënvizon se deputetët demokratë do të ndërmarrin cdo hap për shtetin ligjor por pa specifikuar se çfarë.


Copyright © Gazeta “Si”


Lajme të lidhura

Më Shumë