Deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj ka reaguar sërish pas dorëzimit të mandatit nga Saimir Tahirit. Në një deklaratë për mediat Alibeaj u shpreh se edhe pasi kanë kaluar dy ditë që Tahiri ka lënë mandatin e deputetit, vazhdon të jetë i lirë. “Rama kërkon t’u hedhë hi syve shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve, duke e dorëzuar Tahirin 6 muaj pasi iu bë barrikadë me imunitetin, pasi shkatërroi reformën në drejtësi dhe vendosi nën këmbë atë me Prokurorin e Përgjithshëm. – vijoi akuzat Alibeaj. “Rama në 6 muaj shkatërroi të gjitha provat që do të implikonin atë dhe ministrin e tij të preferuar”- mbylli deklaratën e tij deputeti demokrat.
Për të njëjtën cështje u pyet edhe kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla i cili u shpreh se Tahiri nuk është më as me imunitet, as me mandat dhe drejtësia do të bëjë punën e saj. “Të gjithë gojëprishurit e opozitës, nga maçoku Sali tek dhelpra Monikë, por edhe tek gënjeshtari Lulzim duhet të heshtin e të lënë të flasë drejtësia deri në çuarjen në fund të kësaj çështjeje. Veprimi i Tahirit duhet përshëndetur.” – tha Balla nga Elbasani, ku zhvilloi homazhe në nderim të Ditës së Dëshmorëve.
3 Most Common Fraudulent Drugs
Copyright © Gazeta “Si”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e Gazetës “Si”, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e Gazetës “Si”, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.